Pas publikimit te kërkesës nga organi i akuzës për heqjen e imunitetit për tre deputet socialiste, selia roze ka reaguar nëpërmjet deputeti Sajmir Tahiri. Duke folur ne emër te liderit Edi Rama, deputeti Tahiri i kërkoi prokurime qe te beje pjese te hetimeve kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin e brendshëm Lulzim Basha dhe sekretarin e përgjithshëm te kryeministrisë Gjergj Lezhja. Nëse do te merret një hap i tille sipas Tahirit atëherë prokura do te dëshmoje qe po kryen një hetim te plote dhe paanshmen, ne te kundërt me vendimet e fundit ajo po kryen ca balanca politike. Nga ana tjetër te tre deputetet socialistet Besnik Baraj, Taulant Balla dhe Tom Doshi ne një zë kane deklaruar se janë te gatshëm te heqin dore nga çdo mbrojtje ligjore. Besnik bare, ish-kreu i PS se Tiranes, njeriu qe kërkoi leje për organizimin e demonstratës, ne një interviste për Vizion Plus ka theksuar se e njeh te vërtetën dhe do te votoje pro heqjes se imunitetit. Tashme qe kërkesat e prokurorisë kane mbërritur ne parlament, pritet qe te enjten kryetarja te njoftoje seancën dhe me pas do te mblidhet këshilli i rregullores dhe mandateve. Vendimi për heqjen e imunitetit merret me shumice te thjeshte me 71 vota. Ky është rasti i pare ne këtë legjislature qe prokuroria kërkon heqje imuniteti për deputete te opozitës.