Skandali diplomatik Shqipëri-Maqedoni - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Një skandal i vërtet diplomatik. Kështu është cilësuar një takim zyrtar mes ministrit të jashtëm maqedonas Nikola Poposki dhe Ministrit shqiptar të Mbrojtjes Arben Imami, zhvilluar më një ditë më parë në Shkup në zyrën e kreut të diplomacisë maqedonase.
Sikurse duket qartë edhe nga pamjet e publikuara nga portali i lajmeve Lajmeshqip.com, në tryezën e takimit mungon flamuri shqiptar kuq e zi, i cili sipas protokollit, në një takim mes dy delegacioneve duhet të jetë i pranishëm gjatë bisedimeve. Një tjetër pjesë e kritikuar nga ky takim ishte edhe fakti se ministri ynë i mbrojtjes Imami, ka pritur shefin e diplomacisë së Maqedonisë në këmbë për disa minuta por edhe fakti se Poposki është ulur në krye të tryezës dhe jo përballë delegacionit shqiptar. Ironia e këtij skandali diplomatik shtohet edhe më tepër me faktin se vizita e ministrit Imami në Maqedoni ishte në kuadër të mbështetjes së Tiranës zyrtare për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, një process ky që mbahet peng nga fqinji ynë jugor, Greqia. Në po të njëjtën ditë, ministri Imami është takuar edhe me homologun e tij Fatmir Besimi, takim në të cilin është respektuar pikë për pikë protokolli.

A diplomatic scandal really. Thus it is considered an official meeting between Macedonian Foreign Minister Nikola Poposki and Albanian Defense Minister Arben Imami, developed on the previous day in Skopje in the head office of Macedonian diplomacy.
As is obvious from the footage released by the news portal Lajmeshqip.com, meeting table lacks red and black Albanian flag, which according to the protocol, at a meeting between two delegations must be present during negotiations. Another critical part of this meeting was the fact that our Defence Minister Imami received Macedonia's diplomacy chief standing for several minutes but the fact that Poposki is sitting on top of the table and not in front of the Albanian delegation. The irony of this diplomatic scandal added further to the fact that his visit to Macedonia Imam was in the framework of official Tirana to Macedonia's NATO membership, a process that held hostage by our southern neighbor, Greece. On the same day, the minister met with Imam counterpart Fatmir Faith, which is meeting in respect of point to point protocol.