Si nisi e u zhvillua demonstrata e 21 Janarit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 5

21 Janari nisi si një reagim kundër korrupsionit qeveritar ne momentin kur kundërshtia e opozitës ishte përforcuar edhe më me publikimin te vetëm pak ditëve para demonstratës te video-përgjimit te ish zv/kryeministrit te asaj kohe, Ilir Meta. Mesditën e se premtes, teksa qytetaret protestonin përpara një kryeministrie te tejmbushur me forca policie, nisin përplasjet e para te cilat do te shoqëroheshin me vrasjen e katër demonstruesve. Vdekja e menjëhershme e tre personave solli pështjellim te jetës politike ne vend, duke tronditur edhe me tej ndërkombëtaret, te cilët deri atëherë shpresonin ne zgjidhjen te krizës politike te tejzgjatur ne vend, te krijuar qysh prej përfundimit te zgjedhjeve te 28 Qershorit 2009. Ndërsa kryetari i PS, Edi Rama akuzoi drejtpërdrejt qeverinë për vrasjen e katër protestuesve, kryeministri Berisha fillimisht akuzoi se protestuesit vranë njeri-tjetrin. Me tej ai ngriti nivelin e akuzave, duke formuluar termin "puç", ne te cilin sipas tij përfshiheshin drejtpërdrejte Presidenti i Republikës, Bamir Topi, kryeprokurorja Ina Rama, kreu i SHISH-it, Bahri Shaqiri, e natyrisht kryesocialisti Edi Rama, te gjithë si bashke-organizatore. Madje, ne mbështetje te kësaj akuze, mazhoranca ngriti një komision hetimor, i cili në mungese të opozitës, ishte i detyruar të kryente hetim parlamentar për institucionet kryesore në vend, që presupozohej te kishin informacion ne lidhje me demonstratën e 21 Janarit. Por vete komisioni u sfumua rrugës, pasi nuk arriti te përfundonte asnjë hetim, apo te mblidhte ndonjë prove, e si rezultat nuk ka nxjerre ende asnjë konkluzion. Akuzat mes PS dhe PD për 21 Janarin futen ne loje dhe ndërkombëtaret, te cilët ndërsa përpiqeshin te ulnin tensionet mes palëve, dolën ne mbrojtje te Prokurorisë për një hetim te pavarur, e natyrisht sa me gjithëpërfshirës. 21 Janari ishte kryefjala e vitit 2011, qe vetëm sa u la ne hije nga zgjedhjet vendore te 8 majit, por që një vit me pas, duket se është rikthyer tashme duke u marre si shembull për mungesën e drejtësisë ne vend.

January 21 began as a reaction against government corruption in opposition when the opposition was further reinforced with the publication of only a few days before the demonstration of video-taping the former vice / time prime minister, Ilir Meta. Noon that Friday, as residents protested in front of a prime minister to overflowing with police forces, launched the first collisions which will be accompanied by the killing of four demonstrators. Immediate death of three people brought confusion to political life in the country, further shaking with international partners, who until then we hope to resolve the protracted political crisis in the country, created since the end of 28 June 2009 elections. While the PS leader Edi Rama directly accused the government of killing four protesters, Prime Minister Sali Berisha accused the demonstrators initially killed each other. He further raised the level of charges, by formulating the term "coup", i...