Ambasadori amerikan Aleksander Arvizu, ai i bashkimit evropian Ettore Sequi dhe shefi i prezencës se OSBE ne Tirane kane reaguar përmes një deklarate, ne vigjilje te 1-vjetorit te ngjarjes se "21 janarit". Trojka e diplomateve e sheh atë si një dite te dhimbshme, shoqëruar me demonstrata të dhunshme e me vrasjen e katër protestuesve. Por ata theksojnë se kjo dhune ishte e pakuptimtë dhe e pafalshme. Kur hetimet ende nuk janë mbyllur nga organi i akuzës, por është ende funksional edhe një komision hetimor parlamentar ngritur njëanshëm nga mazhoranca, ambasadoret vihen ne mbështetje te prokurorisë."Është e nevojshme qe te hidhet drite e plote mbi ngjarjet e "21 janarit" nëpërmjet një procedure gjyqësore te besueshme, përfshire një hetim gjithëpërfshirës, te pavarur dhe te lire nga ndikimet partiake. Me te drejte, populli shqiptar pret qe te jepet drejtësi. Ne këtë kontekst, ne besojmë qe zyra e prokurorisë se përgjithshme te Shqipërisë është institucioni i duhur për ta kryer këtë hetim dhe ai institucion ka besimin dhe mbështetjen tone te plote" janë shprehur ambasadoret. Ne deklaratën publike theksohet gjithashtu se respekti për shtetin ligjor mbetet parakushti për integrimin e vendit në BE. Nga ana tjetër, diplomatet sugjerojnë qe "21 janari" te mos jete vetëm një dite përkujtimore, por edhe një apel për forcat politike që të forcojnë dialogun politik. Letra mbyllet me thirrjen drejtuar udhëheqësve politike, duke kërkuar qe t'i jepet përparësi interesave të vendit dhe jo çështjeve partiake.
U.S. Ambassador Alexander Arvizu, the European Union he Ettore Sequi and Head of the OSCE Presence in Tirana have responded through a statement on the eve of the 1-year anniversary of the event that "21 January". Troika diplomats see it as a painful day, accompanied by violent demonstrations and the murder of four protesters. But they stress that this violence was senseless and inexcusable. When investigations are not yet closed by the prosecution, but is still functional even a parliamentary inquiry commission set up unilaterally by the majority, made ??ambassadors in support of prosecution. "It is necessary to cast full light on the events of" 21 January "through a reliable judicial procedure, including a comprehensive investigation, independent and free from partisan influences. On the right, the Albanian people expect to be given justice. In this context, we believe that the general prosecutor's office in Albania is the right institution to carry out this investigation and the institution has the confidence and our full support "expressed ambassadors. We also note that public declaration of respect for the rule of law remains a prerequisite for integration in the EU. On the other hand, diplomats suggest that "21 January" not be just a memorial day, but also an appeal for political forces to strengthen political dialogue. The letter closes with the call to the political leaders, seeking to offer the best interests of the country and not partisan issues.