Kur 2 muaj na ndajnë nga 4-vjetori i tragjedisë se Gërdecit, ku humben jetën 28 persona dhe qindra te tjerë mbeten te plagosur Bashkimi Evropian shpreh keqardhje për drejtësinë e mohuar nga gjykatat shqiptare. Duke zgjedhur një nder fshatrat që nuk i shpëtoi pasojave shkatërruese të shpërthimit te 15 marsit 2009, , Marqinetin, ambasadori i KE në Tiranë Ettore Sequi, la të kuptohet ne deklaratën e tij, se për këtë ngjarje mungoi drejtësia. Ambasadori i KE shtoi se BE e ka dënuar këtë ngjarje që foli për shumë gjera mes tyre dhe për drejtësinë. Ai shtoi se Bashkimi Evropian dhe në progres raport ka theksuar domosdoshmërinë për marrjen e masave për këto shpërthime industriale, me pasoja tragjike tek njerëzit. Por vete Sequi kishte dhe një tjetër apel, këtë here për klasën politike ne vend, e cila vetëm një ditë më parë në konferencën e kryetareve ngrin frymën e konsensusit për ligjet me shumice të cilësuar. Rigjallërimi dhe rikthimi ne normalitet i zonës se Gërdecit, ka sjelle ne fshatin Marqinet të tjera investime të financuara nga Bashkimi Evropian me një projekt që kap vlerën e 3.1 milion eurove. Shkolla e re 9 vjeçare e zonës, është një investim bashkëkohor vlera e se cilës kap shifrën e 1 milion eurove. Me një afat prej 12 muajsh, është arritur të ndërtohet një shkolle me sipërfaqe te brendshme 1900 metra katror dhe ambiente gjelbërimi e oborr 2600 metra. 45 nxënësit e shkollës do te kenë ambiente klasash bashkëkohore me ngrohje te brendshme, laboratorë, biblioteke, por dhe një palestër dhe fushe futbolli ku nuk mungojnë asnjë nga parametrat e një shkolle evropiane. Fusha e sportit do të vaditet nëpërmjet sistemit te vaditjes ndërsa është montuar dhe impianti kundra zjarrit. Për here te pare kjo do te jete shkolla e cila është e pajisur me panel diellor dhe që do të jete kombinuar me ngrohjen diellore. Një tjetër investim është ai i rrugëve kryesore dhe rrugëve te brendshme te fshatit Marqinet, punimet e se cilës zgjaten 14 muaj me një vlere prej 1.4 milion dollarësh.
When 2 months away from the 4-th anniversary of the tragedy that incident, which killed 28 people and left hundreds injured Union regrets the court denied the propriety of Albania. By choosing one among the villages who survived the devastating consequences of the explosion of 15 March 2009, Marqinet, EC Ambassador in Tirana, Ettore Sequi, indicated in his statement that justice was absent for this event. EC Ambassador added that the EU has condemned this event spoke of many things among them and for justice. He added that the European Union and the progress report has highlighted the necessity to take measures for the industrial explosions, people with tragic consequences. But he himself Sequi and another appeal, this time for the country's political class, which just a day before the conference of heads freezes the spirit of consensus to qualified majority laws. Revival and the return to normality of the area that incident, the village has brought in investment Marqinet ot...