Fryma e kompromisit për miratimin e ligjeve me shumice te cilësuar ka hyre serish ne ngërç. Ne nisje te sesionit te ri parlamentar, Konferenca e Kryetareve miratoi kalendarin 3 javor te punës vetëm me votat e shumicës. Mbledhja e drejtuar nga kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli u mbajt pa praninë e mediave. Zyra e shtypit njoftoi se ishte kërkesa e kryetarit te grupit socialist Gramoz Ruçi, për te hequr nga kalendari draftet me 3/5 qe prishi konsensusin. Vete Ruçi nuk komentoi pas mbledhjes. Por burime pranë PS, thonë për "Vizion Plus" se është kërkuar me shume kohe për shqyrtimin e këtyre nismave ligjore. Madje debati, sipas tyre, përfshiu qëndrimet për te gjitha reformat e nisura ne kuvend, pas marrëveshjes se nëntorit te kaluar. Demokrati Edi Paloka tha se propozimi i te majtëve për te shtyre miratimin e ligjeve te cilësuara është i pakuptueshëm. Konferenca e Kryetareve përcaktoi si date te pare te shqyrtimit ne seance plenare te Kodit Civil, 2 shkurtin. Ne pritje për tu miratuar janë edhe ndryshimet ne Kodin Penal, si dhe ligji për Gjykatën Administrative.
The spirit of compromise to the adoption of laws by a qualified majority has entered again in stalemate. We start the new parliamentary session, the Conference of Presidents adopted the 3-week calendar to work only with the most votes. Meeting led by Parliament Speaker Josefina Topalli was held without the presence of media. Press Office announced that it was the request of the President of the Socialist Group Gramoz Ruchi, to remove from the calendar drafts with 3 / 5 that broke the consensus. Ruchi himself did not comment after the meeting. But sources close to the SP, said the "Vision Plus" that has been requested more time to review these legislative initiatives. Even the debate, according to them, included positions for all the reforms initiated in the Assembly after last November's agreement. Edi Paloka Democrat said the proposal is left to push the adoption of specific laws is incomprehensible. Conference of Heads set as the date of first review in a plenary session of the Civil Code, 2 February. We are waiting to be adopted and changes in the Criminal Code and Law on Administrative Court.