Pasi ka përcaktuar modalitetet ne mbledhjen e sekretariatit, Edi Rama thirri sot për here te pare për 2012-ën kryetaret e PS ne rrethe, për te diskutuar për organizimin e manifestimit homazh, ne përkujtim te demonstratës se 21 Janarit te një viti me pare, ku u vranë katër protestues. Ne një takim që ka zgjatur rreth 3 ore, Rama ka qenë i shoqëruar nga Gramoz Ruci si dhe sekretaret Blendi Klosi, Fatmir Xhafaj dhe Armando Subashi. Vete kryetari i PS ka kërkuar angazhim maksimal për këtë manifestim që për socialistet shihet si shume i rëndësishëm dhe pjese e kauzës politike për drejtësi. Ajo që mësohet nga burime brenda takimit, është se kryetaret e rretheve kanë marrë masa për organizmin e njerëzve dhe pjesëmarrjen masive te qytetareve që do të marrin pjese në homazhet e 21 Janarit, por dhe ne eventin tjetër të socialisteve ne 16 janar, qe përkon me 20-vjetorin e krijimit te FRESSH. Rama bashke me sekretaret do të zhvilloje të enjten ne qytetin e Durrësit, një tjetër takim këtë radhe me kryetaret e bashkive socialiste, për të shpërndarë e përforcuar direktivat e organizimit te 16 dhe 21 janarit. Deputetet mësohet se kane kërkuar ceremoni homazh paralelisht dhe ne disa qytete tè tjera të Shqipërisë, mundësi qe do te diskutohet dhe ne ditët e ardhshme. Marshimi homazh do te zhvillohet paraditen e 21 janarit, ndërsa njëra nga mundësitë është te filloje ne te njëjtin orar te demonstratës se para një viti, pra ne mesdite. Nuk janë parashikuar te mbahen fjalime para kryeministrisë, por vetëm buqeta me lule ne vendin ku mbeten te vrare katër viktimat. Vete kryetari i PS, Edi Rama, është duke u kujdesur për detajet e këtij homazhi, qe parashikon dhe vizita ne familjet e protestuesve. Itinerari do te jete nga selia e PS, drejt bulevardit "Dëshmoret e Kombit", për te mbërritur ne selinë e qeverise.
Having defined the modalities of collecting the secretariat, Edi Rama called today for the first time en 2012-SP district leaders to discuss the organization of the event homage in memory of the 21 January demonstration of a year ago, where four protesters were killed. In a meeting that lasted about 3 hours, Rama has been accompanied by Gramoz Ruci and secretaries Blendi Klosi, Fatmir Xhafaj and Armando Subashi. PS leader himself has sought the maximum commitment to the event that the Socialists regarded as very important and part of the political cause of justice. What I learned from sources inside the meeting, is that district leaders have taken steps to organize the people and the massive participation of citizens who will take part in the homage of January 21, but in another Event It Socialists on January 16, which coincides with 20-anniversary of FRESSH. Rama along with secretaries will develop on Thursday in the city of Durres, another meeting this time with the leaders of socialist municipalities to distribute the guidelines reinforce the organization of 16 and 21 January. Deputies learned that asked for homage ceremony in parallel and in several othe...