80 shtëpi, dhjetëra stalla bagëtish, kabina e shtylla elektrike është bilanci paraprak i dëmeve qe shkaktoi stuhia ne qarkun e Kukesit. Me e prekur rezulton komuna Ujmisht në rrethin e Kukësit. Veç 25 shtëpive edhe godina e komunës tashmë ka dalë jashtë funksionit nga rrëzimi i çatisë, duke sjelle pezullim te punës se administratës. Një pjese e banoreve ka nisur riparimin pjesërisht te shtëpive, te tjerët kërkojnë ndihme nga prefektura. Specialiste te komunave kane hartuar listat paraprake dhe i kane dërguar pranë Shtabit të Emergjencave Civile në Prefekture. Drejtues te Prefekturës se Kukesit shprehen se nuk kane fonde për te ndërhyrë ne zonat e dëmtuara, por do te përcjellin dosjen ne Drejtorinë e Përgjithshme te Emergjencave Civile. Stuhia e fuqishme dëmtoi një numër te madh objektesh edhe ne fshatin Bicaj, Kolesjan dhe Lekbibaj ne Tropojë.
80 houses, dozens of cattle stalls, electric pillar cabin is preliminary balance storm damage was caused in the district of Kukes. With the results affected municipalities in the district of Kukes Ujmisht. In addition 25 houses and municipal buildings already out of office by the collapse of the roof, bringing the work of the administrative suspension. A portion of the inhabitants has begun to repair houses partially, others seek help from the prefecture. Municipal specialists have developed preliminary lists and are sent to the Civil Emergency Staff Prefecture. Leader of the prefecture of Kukes said they have no funds to intervene in the affected areas, but will pass the file to the Directorate General of Civil Emergency. The powerful storm damaged a large number of objects even in the village Bicaj, Kolesjan and Lekbibaj in Tropoje.