Tadiç: Nuk i heqim strukturat paralele - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

Presidenti serb Boris Tadiç, si gjithnjë, nuk i ka shmangur deklaratat politike, gjatë vizitës së tij në manastirin e Deçanit në Kosovë, ku mori pjesë në meshën organizuar për Krishtlindjen Ortodokse. Pas meshës së mesnatës, kreu i shtetit serb ka bërë një deklaratë tipike politike për televizionin lokal "Most" të komunës me shumicë serbe të Zveçanit, kur theksoi se institucionet paralele në veri të Kosovës nuk do të largohen kurrë. Tadiç tha gjithashtu se Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. "Ne nuk do të pranojmë të largojmë institucionet tona. Kjo është e pamundur. Nëse do të bënim këtë do të pranonim që në plan afatgjatë të kishte zhvendosje të serbëve nga Kosova dhe në të njëjtën kohë do të thoshte se serbët nuk do të kishin as shkolla, as shërbim shëndetësor e social, si dhe të tjera nevoja shoqërore ", është shprehur Tadiç. Ai tha se shumë shtete të fuqishme, anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së po i bëjnë presion në Serbinë që të heqë institucionet nga Kosova, por kjo sipas tij, nuk do të ndodhë. Presidenti serb mori pjesë mëngjesin e sotëm në liturgjinë e Krishtlindjes, ku shoqërohej edhe nga shefi i EULEX, Xavier de Marnhac, si dhe nga komandanti i KFOR-it, Erhard Dreës. Tadiç u prit dje me gurë dhe me protesta në Deçan.

Serbian President Boris Tadic, as always, did not avoid political statements during his visit to the Decani Monastery in Kosovo, where he participated in organized mass for Orthodox Christmas. After midnight mass, head of the Serbian state has made ??a political statement for typical local television "Most" of the Serb-majority municipality of Zvecan, when stressed parallel institutions in northern Kosovo will never leave. Tadic also said Serbia would never recognize Kosovo's independence. "We will not agree to remove our institutions. This is impossible. If we accept that this will have long term displacement of Serbs from Kosovo and at the same time meant that the Serbs would have no schools, no health and social services, and other social needs ", Tadic said. He said that more powerful countries, members of the Security Council UN is pressuring Serbia to give Kosovo institutions, but that in his opinion, will not happen. Serbian President this morning took part in the Christmas liturgy, which was accompanied by EULEX chief, Xavier de Marnhac, and the commander of KFOR, Erhard Drees. Tadic was welcomed yesterday with stones and with protests in Decani.