Reshjet e shiut përmbytin Vlorën - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Reshjet e dendura te shiut kane krijuar një situate kaotike ne rrugët kryesore te Vlorës. Uji ka mbuluar edhe trotuaret duke e bere te pamundur lëvizjen e kalimtareve dhe nxënësve për shkolle. Gjendja është renduar edhe me shume pas orës 08:00 te mëngjesit, kur u ndërpre puna e hidrovoreve si pasoje e bllokimit te kanaleve nga mbeturinat e ndryshme. Drejtoria e ujërave kane kërkuar ndihmën e Bashkise, por pa mundur ti japë zgjidhje problemit deri ne mesdite. Situata me problematike vazhdon te jete ne bulevardin Vlorë-Skelë, pranë Universitetit, si dhe ne lagjet periferike te Vlorës. Ndërkohë, puna ne disa sektorë ne portin e Durrësit është paralizuar për shkak te erës se forte dhe reshjeve te shiut. Qe nga mëngjesi është ndërprerë përpunimi i anijeve te mallrave. Ndërkohë Kapiteneria nuk ka lejuar daljen e peshkarexhave ne det pasi forca e dallgëve shkon ne 7-8 balle. Por pavarësisht motit te keq ne Durrës, mësohet se për tragetet e pasagjereve nuk ka pasur probleme.

Heavy dense rain have created a chaotic situation in the main streets of Vlore. Water covered the sidewalks, making it impossible for the movement of pedestrians and school pupils. The situation is even more difficult after the 08:00 o'clock am, when the waterworks stopped work due to clogging of channels of different wastes. Water Department has sought the assistance of City Hall, but unable to resolve the problem until noon. The situation continues to be problematic in Vlore-Skele Boulevard, near the University, and in suburban neighborhoods of Vlora. Meanwhile, work in several sectors in the port of Durres is paralyzed due to the strong wind and rain precipitation. Since breakfast is interrupted processing of shipping the goods. Meanwhile Master does not allow the emergence of offshore trawlers as strength goes in waves 7-8 face. But despite the bad weather in Durres, learned that the passenger ferry had no problems.