Pushimet ne skenën politike pritet te zgjasin deri ne 16 janar, date e cila sipas nenit 74 te kushtetutës shënon fillimin e sesionit te ri parlamentar. Ky sesion i ri padyshim do te dominohet nga dy sfida: zgjedhja e presidentit dhe realizimi i reformave. Ne 20 korrik përfundon mandati i Bamir Topit ne postin e kryetarit te shtetit dhe pyetja se kush do te jete presidenti i ardhshëm ka muaj qe artikulohet ne deklaratat e politikaneve. Edhe pse fale ndryshimeve kushtetuese te 21 prillit ne raundin e 4 presidenti i republikës zgjidhet me 71 vota, PS ka deklaruar se kërkon një kryetar shteti konsensual ndërkohe qe kryeministri Berisha është shprehur i vendosur për te zgjedhur një nga drejtuesit e PD. Nga ana tjetër Fatos Nano ish-kreu i PS ka shprehur edhe njëherë ambicien për te qene presidenti i republikës. Ne mes te gjithë këtyre deklaratave zgjedhja e kreut te shtetit pritet te jete një prej momenteve me kulmore te këtij sesioni, për me tepër qe presidenti i ri do te zgjedhe edhe prokurorin e përgjithshëm pasi Ina Rames gjithashtu i mbaron mandati ne nëntorin e këtij viti. Ndërkaq klasa politike, ka serish një provim për te dhëne ne lidhje me statusin e vendit kandidat. Nëse PD dhe PS arrijnë te miratojnë reformën zgjedhore, ligjin për gjykatën administrative dhe ndryshimet ne kodin penal atëherë vendi ynë ka një mundësi për ta marre statusin e vendit kandidat ne pranvere duke tejkaluar bllokimin 2 vjeçar ne rrugën drejt integrimit. Duke qene se 2012 është një vit përgjatë te cilit nuk zhvillohen zgjedhje, te gjithë aktoret politike kane mundësi te punojnë se bashku për te përshpejtuar hapat drejt BE-se, para se te fillojnë përgatitjet për betejën elektorale te 2013-ës. Ne vitin 2012 ashtu si e gjithë bota Shqipëria duhet te përballet me krizën financiare dhe pavarësisht se ne fund te vitit te kaluar maxhoranca miratoi një buxhet konservator këtë vit qeveria duhet te tregoje se parashikimet e saj ishin te drejta dhe se kriza nuk do ta rendoje me shume ekonominë shqiptare. Viti 2012 është një moment i rëndësishëm për shtetin shqiptar pasi shënon 100 vjetorin e krijimit te tij. Tashme është e qarte se projektet qe u premtuan për festimin e këtij momenti si parlamenti dhe stadiumi i ri nuk do te ndërtohen por qeveria ka ngritur një komision shtetëror për përcaktimin e axhendes se festimeve te këtij përvjetori.