Datat qe trazuan politiken - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

11 Janar: Fillimi i 2011 do te mbahet mend për zhurmën që pasoi publikimi i një video-përgjimi, ku zv/kryeministri i asaj kohe, Ilir Meta, shfaqej duke kërkuar favore ndaj ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti. Duke e cilësuar këtë si skandalin e radhës të një qeverie të korruptuar, opozita kërkoi dorëheqjen e qeverise, ndërsa Ilir Meta tre dite me pas, la postet qeveritare, duke deklaruar publikisht dhe lënien e imunitetit. Kjo lëvizje solli ndryshime ne qeveri: Nasip Naço u be ministër ekonomie dhe Edmond Haxhinasto, ministër i jashtëm dhe zv/kryeministër.
21 Janar: Por kjo video për një opozite që vazhdonte te akuzonte mazhorancen për vjedhjen e zgjedhjeve te 28 qershorit 2009, ishte një tjetër shtyse për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Berishës. Demonstrata e dhunshme e 21 Janarit, do te mbahet mend për pasojat qe solli ne rrjedhën e jetës politike. Vrasja e katër protestuesve ne bulevard, u pasua me akuzat e forta te Berishës për puç shteti ndaj presidentit Topi, kryeprokurores Ina Rama dhe kryetarit te PS Edi Rama.
8 Maj: Zgjedhjet lokale te 8 majit përballen ne një gare te forte mazhorancen dhe opozitën, por beteja me e madhe ishte ajo për kryeqytetin. Shpallja e fituesit u tejzgjat ne një kalvar seancash e kundërshtish mes KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, ku kryefjala e tyre mbeti numërimi i votave te hedhura ne kutitë e gabuara dhe kontestimi i forte i opozitës.
16 Qershor: Për here te pare ne historinë e parlamentarizmit, Gjykata Kushtetuese vendosi heqjen e mandatit për deputetin socialist Ilir Beqja. Kërkesa ishte depozituar nga demokratet, te cilët i kërkuan kushtetueses, te verifikonte aktivitetin e tij privat, gjate periudhës kur ai ishte deputet ne kuvend.
8 Korrik: Kolegji Zgjedhor përmes vendimit te lexuar nga Sashenka Jonuzi, i hapi përfundimisht Lulzim Bashes rrugën drejt Bashkise se Tiranes. Basha u betua përpara Keshilit Bashkiak ne 25 korrik, duke nisur zyrtarisht punën për ato qe kishte premtuar gjate fushatës elektorale te 8 majit.
5 Shtator: Grupi parlamentar i Partisë Socialiste rikthehet ne parlament pas një periudhe te gjate mungese, për shkak te marrëdhënies se kushtëzuar. Deputetet vendosën te jene pjese e seancave, por pa votuar ligjet, edhe pse kryetari i PS-se, Edi Rama, kishte deklaruar një kurs te ri politik, që për socialistet përfshinte dhe organizim te brendshëm ne te gjitha strukturat
16 Shtator: Gjykata Kushtetuese hoqi termin "Kombësi" nga ligji "Për Gjendjen Civile". Përmes një votimi 6 me 2, trupa e gjyqtarëve vendosi ti cilësojë, në kundërshtim me Kushtetutën, disa nene te ligjit "Për Gjendjen Civile", e për pasoje, fjala "kombësi" nuk do të shkruhet më në dokumentet e gjendjes civile, si certifikatë, kartë identiteti apo pasaportë.
12 Tetor: Për here te dyte, Shqipëria nuk merr statusin e vendit kandidat, për shkak te mosplotësimit te 12 rekomandimeve te vendosura nga Brukseli. Ky refuzim i pritshëm, pasoi akuzat e ndërsjellat mes PD dhe PS, te cilat hoqën përgjegjësitë e tyre për përgjigjen e ra...

Free Traffic Exchange