Ekonomia shqiptare, e qëndrueshme - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 0

Një vlerësim pozitiv vjen ne këtë kohe krize për ekonominë shqiptare. Kompanitë ndërkombëtare te vlerësimit te riskut e kane specifikuar vendin tone me qëndrueshmëri ekonomike dhe me aftësi te mira për te shlyer borxhin. Ministria e Financave, ne një njoftim për shtyp, pohon se ne raportet e "Moody's dhe "Standart and Poor" kane ruajtur te njëjtin vlerësim për Shqipërinë gjate tre viteve te fundit, duke e vlerësuar me B 1 dhe B +, çka tregon nivelin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe riskun e letrave me vlere te qeverise. Me tej është analizuar edhe qëndrueshmëria e sistemit bankar, ku evidentohet një rritje e depozitave. Por statusi vendit kandidat për ne Bashkimit Evropian sipas raporteve te dy kompanive lidhet me kushtin për te ulur nivelin e borxhit publik. Ky vlerësim për ekonominë shqiptare vjen ne një kohe kur shume vende te Evropës kane pësuar zhvlerësime te ndjeshme ne kapacitetet e tyre për shlyerjen e borxhit, apo minimalisht me përkeqësim te këndvështrimit për periudhën afatmesme te tyre nga "stabel" ne "negative".

Free Traffic Exchange