Një gic ne vend te gjelit - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 20

Veç gjelit te detit, shume shqiptare po preferojnë edhe gicin e pjekur për tryezën e vitit te ri. Këtë jave qindra qytetare sidomos nga Tirana e Durrësi kane udhëtuar drejt Kurbinit, zonës qe njihet për mbarështimin e kësaj kafshe. Tregtaret pohojnë se kërkesat për mish derri kane ardhur ne rritje, sidomos javën e fundit te vitit. Një nga shkaqet e rritjes se kërkesave është edhe çmimi i favorshëm krahasuar me vicin apo qengjin. Një kilogram i mishit te derrave te rritur ne kompleks tregtohet me 450 leke, ndërsa i atyre te rritur natyrisht ne shtëpitë e banoreve deri ne 600 leke. Pothuajse ne te gjitha fshatrat e Kurbinit si ne Gjorm, Fushe kuqe, Shullaz, Sanxhak e Gallate banoret mbarështojnë derra. Se fundmi përveçse për konsum familjar ato po i rrisin edhe për ti shitur ne fundvit. Por mishi i importuar qe tregtohet me lire, duket se është për ta problemi kryesor. Me kalimin e viteve tradita e fundvitit njeh alternative te ndryshme për tryezat shqiptare, megjithëse gjeli i detit mbetet simboli kryesor.