Mijëra besimtare te krishtere kane festuar lindjen e Krishtit. Mesha për katoliket ka filluar qe mesnatën e se shtunës. Edhe pse mot i ftohte besimtare nga qytete te ndryshme te vendit kane mbërritur ne katedralen e Shën Palit ne Tirane për te kremtuar krishtlindjet. Për besimtaret ortodoksë mesha është mbajtur ne orët e para te mëngjesit. Ortodokset kane qëndruar për disa ore ne ambientet e kishës, duke kryer edhe ritet përkatëse te festes. Krishtlindja është festa me e rëndësishme te krishterëve. Ajo festohet çdo vit me 25 dhjetor, ditën kur besohet se lindi Jezu Krishti. Zyrtarisht këtë feste për here te pare e kremton edhe komuniteti protestant, qe njihen me emrin Vëllazëria Ungjillore. Festimet ne Korçe kane nisur qe ne mesnate ne kishën katolike "Ringjallja", ku besimtaret kane pritur lindjen e Krishtit. Ndërsa gjate paradites katedralja e qytetit juglindor Ngjallja e Krishtit ka mbledhur mijëra besimtare ortodokse. Imzot Johan Belushi, duke folur edhe për krizën ekonomike qe përjeton gjithë bota, tha se shpresa e vetme për daljen nga kjo gjendje është besimi. Edhe besimtaret e Gjirokastrës kane festuar ne kishat e këtij rrethi. Por festimet kane kulmuar sidomos ne zonën e Dropullit. Ne Dervicanin e zbardhur nga dëbora kane festuar veç banoreve te zonës edhe qindra emigrante qe kishin ardhur posaçërisht nga Greqia. Ne Katedralen e Shkodres besimtarët kanë mbushur ambientet e saj qe ne orën 20:00 te mbrëmjes. Mesha e shenjtë është mbajtur nga Aqipeshkvi Metropolitan Shkodër-Pult, Angjelo Massafra, i cili uroi besimtaret për krishtlindjen dhe për vitin e ri dhe drejtoi lutje për varfrit. Pas meshës ne sheshin e katedrales janë shpërthyer mijëra fishekzjarrë.