Nis gjuetia e sulmuesve - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 3

Merkato e Janarit pritet te jete e ethshme për te paktën 4 nga futbollistet e kombëtares shqiptare te futbollit. Sulmuesi Erjon Bogdani pritet te jete futbollisti i pare qe do te ndërrojë skuadër. 34-vjeçari nuk ka gjetur hapësira te skuadra e Çezenes ne formacion duke u përdorur pak ose aspak nga trajneri Arigoni, ndërsa ne sulm janë hedhur dy ekipe te tjera italiane. Pas Varezes, mediat italiane raportojnë se Modena është hedhur ne sulm për te marre shërbimet e sulmuesit shqiptar dhe ai mbetet objektivi kryesor i merkatos dimërore për ta. Sipas "calciomercatocom" Bogdani, kartoni i te cilit vlen 800 mije euro do te largohet ne janar nga Çezena por Modena duhet te mundë konkurrencën e Vareses. Por një tjetër sulmues i kombëtares shqiptare Hamdi Salihi gjithmonë dhe me shume e shikon veten larg klubit aktual Rapid i Vjenës. Shkodrani i cili ne 66 takime me skuadrën austriake ka shënuar 44 gola qe nga viti 2009, nuk po preferohet me nga trajneri i Rapidit. Prestigjiozja britanike "Sky Sports" deklaron se ne gjurmët e 27-vjeçarit janë vene jo një, por disa skuadra te premier ligës angleze qe janë gati te paguajnë kartonin prej 1 milionë e 600 mije euro për te arritur marrëveshjen me te ne merkaton e janarit. Por duket se edhe për Ahmed Januzin do te përfundojë karriera te Vorskla Poltava. Sipas "transfermarkt" skuadra e Bundesliges, Hanover i ka bere një oferte ukrainasve për te rrëmbyer kartonin e 23-vjeçarit, i cili vlen 1 milionë euro. Me interes pritet edhe e ardhmja e Elis Bakaj te Dinamo e Bukureshtit edhe ai pa shume hapësira ne formacion: do te qëndroj te kjo skuadër, do te jepet ne formën e borxhit, apo qe nga janari do te nis një aventure te re?

Free Traffic Exchange