Ekonomia ne vitin 2012 - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-21 1

2011-ta mund te konsiderohet si një vit i trishtë ekonomik ndërsa pritshmëritë për ne 2012 janë po te njëjta. Ne mbyllje te vitit, ekspertet analizojnë se biznesi por edhe individët kane kaluar një stres financiar, qe ka ndikuar negativisht ne jetën ekonomike. Kjo periudhe konfirmon se ekonomia shqiptare është ne krize, fakt ky i cili u evidentua nga shkurtimi i buxhetet te shtetit, por edhe një paraliza financiare qe pasoi 6-mujorin e pare te vitit. Por ne një kohe qe pasiguritë janë ne rritje për shkak edhe te krizës ne eurozone, te cilës nuk i dihet e ardhmja, ekspertet sugjerojnë se duhen gjetur rrugët për te rimëkëmbur ekonominë. Ne aspektin monetar, ky vit po mbyllet me një norme interesi për lekun qe është ne nivelet me te ulëta historike 4.75%. Banka e Shqipërisë brenda dy muajve e uli dy here interesin e monedhës vendase, me qellim rritjen e konsumit, por edhe dekurajimin e shqiptareve te cilët vitet e fundit janë stepur për te shpenzuar, por kane rritur kursimet.