LSI është e gatshme te pranoje ish-deputetin socialist Kastriot Islami ne grupin e saj parlamentar. Kreu i LSI, Ilir Meta, pas një takimi ne Elbasan, ka dënuar çregjistrimin nga PS te deputetit duke lënë te hapur mundësinë e bashkëpunimit me Islamin nëse ky i fundit dëshiron. "Kastriot Islami ka pasur vlera që nga themelimi i PS dhe njëkohësisht ka mbajtur funksione të ndryshme por është edhe profil i lartë intelektual e shkencor, një vlerë për PS. Aderimet në çdo forcë politike bazohen në dëshirat e vullnetin e çdo individi, por LSI është një forcë politike që pranon gjithkënd në harmoni të plotë me statusin dhe qëndrimet parimore," u shpreh Meta. Ne një kohe qe opozita kërkon një president konsensual dhe maxhoranca një president te PD, Ilir Meta ka preferuar te qëndrojë larg këtij debati, duke theksuar se është ende herët për te diskutuar zgjedhjen e kreut te shtetit. "Çështja e presidentit do të diskutohet në kohen e duhur, nuk dua të bëhem pjese e spekulimeve, po punojnë për zgjidhjen," tha ai.