De Marnhac: Te hiqen barrikadat - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Institucionet ndërkombëtare të pranishme në Kosovë vijojnë të këmbëngulin me deklaratat e tyre për heqjen e barrikadave nga ana e serbëve në veri të Kosovës. Shefi i misionit evropian në Kosovë, EULEX, Xavier de Marnhac tha në një intervistë për të përditshmen serbe "Vecernje Novosti", se heqja e të gjithë barrikadave sa më shpejt që të jetë e mundur, është shumë e rëndësishme. Sipas De Marnhac, rinisja e lëvizjes së lirë në veri, përfshirë EULEX-in dhe çdo organizatë tjetër ndërkombëtare, është kusht kryesor për vendosjen e ligjit në të gjithë Kosovën. Duke komentuar pretendimet se serbët e veriut nuk e mbështesin EULEX-in, pasi sipas tyre ai favorizon institucionet kosovare, De Marnhac tha se jo të gjithë njerëzit nuk mbështesin gjithashtu barrikadat në veri. Sipas tij, EULEX ka një mision për të kryer, mision që mbështetet nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Pyetjes se përse EULEX nuk është shumë efikas në hetimin e akuzave për trafik organesh, shefi i misionit u shpreh se është ngritur një grup special pune që po verifikon akuzat e raporterit të Këshillit të Evropës, Dick Marty. Xavier de Marnhac theksoi gjithashtu se EULEX mbështet fuqimisht dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, që sipas tij, është në të mirë të dy vendeve dhe i shërben normalizimit të situatës.

International institutions present in Kosovo continue to persist with their statements to remove the barricades from the Serbs in northern Kosovo. Head of the European mission in Kosovo, EULEX, Xavier de Marnhac said in an interview to Serbian daily "Vecernje Novosti", the removal of all barricades as soon as possible, it is very important. According to De Marnhac, resumption of free movement in the north, including EULEX and any other international organization, is the main condition for the rule of law throughout Kosovo. Commenting on claims that the Serbs in the north does not support EULEX, as to them he favors Kosovar institutions, De Marnhac said that not all people do not also support the barricades in the north. According to him, EULEX is a mission to perform, a mission that is supported by 27 European Union member countries. Asked why EULEX is not very efficient in the investigation of allegations of organ trafficking, said the chief of mission that is set up a special working group to verify the charges is the Council of Europe rapporteur Dick Marty. Xavier de Marnhac also stressed that the mission strongly supports the dialogue between Pristina and Belgrade, which he is good in both countries and serves the normalization of the situation.