Juristi Igli Totozani pritet te votohet ne unaminitet nga parlamenti, për postin e Avokatit te Popullit. Ai kaloi provën e pare te përzgjedhjes ne komisionin e ligjeve, për tu votuar me pas ne seancën e se enjtes. Por megjithëse e kishin ofruar këtë post publikisht për një kandidature te opozitës, demokratet u shprehen se ky institucion tashme i përket Partisë Socialiste. Ky interpretim ka ngjallur debate mes palëve. Ndërsa vete kandidati Totozani tha se ne krye te Avokatit te Popullit do te dëshmojë përgjegjshmëri dhe pavarësi politike. Zgjedhja e Avokatit te Popullit ishte një nga 12 rekomandimet e BE, qe Shqipëria te fitoje statusin kandidat. Ky institucion ishte pa drejtues prej shume muajsh, qe kur Ermir Dobjanit i mbaroi mandati 7-vjeçar. Igli Totozani iu propozua Kuvendit nga 28 deputete socialiste, pasi fitoi garën mes 33 kandidaturash qe u veteofruan ne konkursin publik te shpallur nga selia roze.
Igli Totozani lawyer is expected to vote in unaminitet by parliament, for the post of Ombudsman. He passed the first test screening in the commission of the laws, to be voted upon at Thursday's session. But although they had offered the post of public opposition to a candidacy, Democrats say that this institution was already the Socialist Party. This interpretation has sparked debate between the parties. While Totozani candidate himself said at the top of the Ombudsman will demonstrate accountability and political independence. The choice of the Ombudsman was one of 12 recommendations of the EU, which Albania is to win candidate status. This was without leading institution for many months, that when Ermir Dobjani 7-year term ended. Igli Totozani proposed to the Assembly by 28 socialist deputies, having won the race among 33 candidates who were veteofruan in a public announcement from the headquarters pink.