Probleme nga moti ne rrethe - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 5

Qindra mjete janë bllokuar qe ne orën 05:00 te mëngjesit ne segmentin Vlore-Sarande, konkretisht ne Qafen e Llogorasë si pasoje e dëborës. Autobusë te linjës mes dy qyteteve, furgone, si dhe mjete te vogla kane mbetur ne dy anët e segmentit te bllokuar qe nis nga "Pisha Flamur" deri ne Shën Stinian. Pavarësisht angazhimit te borëpastrueseve nuk është normalizuar gjendja. Pasagjeret kane zbritur nga mjetet dhe janë nisur ne këmbë deri ne zonat ku mund te marrim makina te tjera për te vazhduar udhëtimin. Trashësia e dëborës ka arritur ne afro 30 cm por mësohet se reshjet vazhdojnë pandërprere. Edhe ne rajonin e Korçës, bora ka krijuar probleme ne qarkullimin e mjeteve ne zonat rurale. Kështu ne komunat Vithkuq, Lekas dhe Moglice situata ka qene e renduar, ku trashësia e dëborës shkon ne 25 cm. Ne disa prej fshatrave te këtyre komunave, lëvizja e mjeteve është e pamundur. E njëjta situate raportohet edhe komunat e thella te Pogradecit dhe Kolonjës si Trebinjë, Proptisht dhe Velcan. Moti i keq ka krijuar probleme edhe ne Portin e Durrësit. Sektori i ngarkim-shkarkimit ka pezulluar punën qe ne mëngjes. Autoritet portuale nuk kane lejuar daljen e peshraxhave ne det, pasi sipas kapitenerisë forca e dallgëve ne det shkon ne 6-7 balle. Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar fryrje te lumenjve Gjadër e Kir ne Shkodër, duke rrezikuar rikthimin e përmbytjeve.

Hundreds of vehicles that are trapped in the morning at 05:00 o'clock segment Vlore-Sarande, namely Llogara neck due to snow. Buses to the line between two cities, vans, and small tools left in both sides of the block segment that starts from "Pine Flag" until St. Stinian. Despite the commitment to normalize the situation is not borëpastrueseve. Passengers have been deducted from the assets and we started walking up the areas where you can get other cars to continue the journey. Thickness of snow has reached about 30 cm but learned that rainfall continue uninterrupted. Even in the Korca region, snow has created cash flow problems in rural areas. So we Vithkuq municipalities, and Moglicë Lekas ??was the precarious situation, where the thickness of the snow ranges to 25 cm. In some villages of these communities, the movement of funds is impossible. The same situation also reported Pogradec remote municipalities and Cologne as Trebinje, Proptisht and Velcan. Bad weather has created problems in the Port of Durres. Stevedoring sector has suspended work in the morning. Port authorities have not allowed the emergence of the sea peshraxhave, because according to the strength of the waves kapitenerisë goes 6-7 in the sea face. Heavy rain has caused intense swelling of the Kir river Gjader in Shkodra, the risk of flood recovery.