Grabiten kisha e xhamia - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 3

Krimi ndaj trashëgimisë kulturore ne jug te vendit, po merr përmasa gjithnjë e me te mëdha, ndërsa organet shtetërore heshtin. Hajdutet dhe trafikantet e veprave te artit kane grabitur nder vite te 30 objektet qe ka rrethi i Gjirokastrës, kryesisht kisha por dhe xhami. Me te sulmuarat kane qene kishat e manastiret e shpallura monumente kulture nga Pogoni e deri ne Dropull, ku janë marre kambanat, ikonostaset si dhe objekte te tjera qindravjeçare me qellim trafikimin kryesisht jashtë vendit, pasi ikonat janë punuar nga artiste te shquar te kohës, nder te cilët Onufri. "Vjedhja është e nxitur nga vlerat qe ato përfaqësojnë. Cili muze ne bote nuk do te donte një ikone nga Onufer Qiprioti. Vetëm galeria jone nuk ka. Dy ikonostaset me te njohura te kishës se Selose dhe Pogonit, janë zhdukur," deklaron Stavri Çati, studiues i ikonografisë. Por ndonëse vlerat kombëtare po rrënohen, nga strukturat shtetërore nuk është marre asnjë mase, madje nuk është bere asnjëherë inventarizimi i këtyre objekteve te rralla. "Para vitit 1990, ikonat ishin prone e monumenteve ne Gjirokastër, ndërkohë qe pas ketij viti ato iu shpërndanë kishave, te cilat filluan funksionimin dhe organizimin e ceremonive fetare. Rruga e rruajtjes se këtyre vlerave është te grumbullohen, se te shpërndara ne çdo kishe ato s'mund te ruhen," shprehet Teuta Kallajxhi, drejtore e muzeumit Gjirokastër. Policia e Gjirokastrës ndërkohë ka angazhuar dy sektorë, atë te vjedhjes se pronës dhe te luftës kundër trafiqeve. Por nder vite janë arrestuar vetëm 8 persona, te cilët kane marre dënime qesharake, vetëm disa muaj burg. Deri ne vitin 2005 ne mbrojtje te monumenteve ne jug te vendit ishin 35 kujdestare, vendet e punës se te cilëve asokohe u shkurtuan. Tashme për kishat ne fshatra kujdesen banoret qe i kane me pranë shtëpive. Por thuajse çdo kishe grabitet 5-6 here derisa hajdutet te marrin çdo pjese te ikonostasit. Deri pak kohe me pare Greqia ishte destinacioni kryesor i trafikimit, ndërsa se fundmi nga specialistet mësohet se po tregtohen edhe ne Shqipëri, duke u bere pjese e muzeve te vilave.

Crime against cultural heritage in the south of the country, taking the size of the largest ever, while state authorities remain silent. Thieves and smugglers have stolen works of art over the years to 30 facilities that have the ring of Gjirokastra, but I mostly glass. Attacked by churches and monasteries have been declared monuments of culture from Pogoni up Dropull, where bells are received, iconostate and other objects in order to centuries mainly trafficking abroad, because the icons are the work of prominent artists of the time, among who Onufri. "Stealing is driven by the values ??that they represent. Museum in the world who would not like an icon from Onufër Qiprioti. Only our gallery no. Two iconostate with the church recognized that Selose and Pogon, are missing, "declares Stavri roofs, painting researcher. But while national values ??are demolished, the governmental structure is not taken a...

Free Traffic Exchange