Meta: LSI mirepret Islamin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Një ditë pas propozimit te kryesisë se PS, për të përjashtuar për shkelje te statutit, deputetin Kastriot Islami, Lëvizja Socialiste për Integrim le të hapur përfshirjen e këtij te fundit në këtë force politike, ne rast se grupi parlamentar socialist, vulos largimin përfundimtar te tij nga PS.
Kryetari i LSI Ilir Meta, ne mënyre jo te drejtpërdrejte i pyetur disa here për këtë çështje, u kujdes ne pohimin e tij për të ardhmen e Islamit ne LSI . Por kryetari i LSI ishte dyshues nëse grupi parlamentar i PS, do te merrte verdikt final për përjashtimin e Islamit, kur ky i fundit sipas Metës, ka një kontribut te gjate brenda PS. Vete z.Islami nuk ka preferuar te japë interviste për mediat duke u mjaftuar vetëm me një deklarate telefonike te një dite me pare, se për përjashtimin e tij, nuk ka një vendim te kryesisë, duke mos njohur ne këtë mënyre, propozimin qe i është deleguar grupit parlamentar te PS, te martën e javës se ardhshme. Por të premten kryesia e re e PS, e votuar vetëm 2 jave me parë nga asambleja kombëtare, diskutoi ndryshime te rëndësishme për grupin parlamentar. Jashtë këtij grupi pritet te dalin edhe deputetet Pandeli Majko dhe Rudina Seseri. Anëtari i kryesisë se PS, mund te lere mandatin, sepse është një ndër kandidatet kryesore, për postin e ndihmës sekretarin e përgjithshëm të Evropës dhe vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Kaukazit . Ndërsa Rudina Seseri, nëpërmjet një letre, dërguar kryetares se kuvendit Jozefina Topalli dhe kryetarit te PS Edi Rama, le vullnetarisht mandatin e deputetes se PS, për angazhime te tjera personale . Nese Majko largohet, atëherë mandatin ne Korçes e merr Irena Kallco ndërsa ne vend te Seserit , mund te jete Edison Konomi. Për këtë çështje drejtues te selisë roze, kane heshtur gjate kësaj te shtune, duke lënë para një mbledhje grupi me debate te forta dhe vendime te rëndësishme.

A day after the proposal of the Presidency of SP, except for violation of the statute, John Howard MP, Socialist Movement for Integration let's open this last involvement in this political force, if the Socialist parliamentary group, seals his final departure by SP.
President of SMI, Ilir Meta, we indirectly asked several times about this issue, was careful in his statement about the future of Islam in the SMI. But the chairman of SMI was doubting whether the SP parliamentary group, will receive the final verdict for the exclusion of Islam, when the latter under Meta, has a long contribution within the SP. Z.Islami himself preferred not to give interviews to the media by resting only a telephone statement to a day earlier, that his exclusion, there is a leadership decision, not known in this way, the proposal that is delegated to the SP parliamentary group on Tuesday of next week. But on Friday the new leadership of the SP, the vote only two weeks before the National Assembly, discussed the significant changes to the parliamentary group. Outside this group of MPs are expected to arise and Rudina Seseri Pandeli Majko. ...

Free Traffic Exchange