Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Catherine Ashton dhe komisioneri për zgjerimin, Stefan Fyle, kanë shprehur besimin se Serbia mund të bëjë hapat final përpara për marrjen e statusit kandidat në muajin shkurt. Në një komunikatë zyrtare lëshuar nga përfaqësuesit e lartë evropianë, vlerësohen hapat e Beogradit zyrtar në dialogun me Kosovën dhe inkurajohet zbatimi sa më parë i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, sidomos asaj për menaxhimin e integruar të kufijve. Ndërkohë që situata në pikëkalimet në veri të Kosovës ka mbetur në vend numëro. Serbët nuk po shënojnë përparim në heqjen e barrikadave të tjera nga rrugët që lidhin fshatrat e zonës me pikëkalimet mes dy vendeve. Deri më tani, serbët kanë hequr vetëm katër barrikada. Por në njërën prej tyre, pranë pikë kalimit të Bërnjakut, ka ende banorë që nuk lejojnë qarkullimin e njerëzve dhe automjeteve. Ndërsa ne Beograd, kryetari i partisë Liberal Demokrate, Cedomir Jovanoviç, ka hedhur akuza ndaj drejtuesve të vendit të tij, sjelljet e të cilëve i ka cilësuar të papërgjegjshme sa i përket integrimit të vendit. Jovanoviç kërkoi nga Presidenti Tadiç dhe qeveria një plan të qartë veprimi lidhur me Kosovën dhe veriun, por edhe integrimin evropian.
Head of Foreign Policy in the European Union, Catherine Ashton and Commissioner for Enlargement, Stefan Fule, expressed belief that Serbia can make the final steps prior to obtaining candidate status in February. In an official communique issued by senior representatives of European, assessed steps in the dialogue with Belgrade and Kosovo as soon encouraged the implementation of agreements reached in Brussels, especially the integrated management of borders. While the situation at border in the north has remained at a standstill. Serbs were progressing in the removal of barricades from other roads connecting villages to the crossing area between the two countries. So far, the Serbs have taken only four barricades. But one of them, near the crossing point Brnjak, there are still people that do not allow movement of people and vehicles. While in Belgrade, President of Liberal Democratic Party, Cedomir Jovanovic, has laid charges against the leaders of his country, whose behavior is considered irresponsible in terms of integration. Jovanovic asked President Tadic and the government a clear plan of action over Kosovo and north, but also European integration.