Konkluzionet e Komisionit te Venecias - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Komisioni i Venecias sugjeron amendimin e kodit elektoral për te përcaktuar qarte se si do te veprohet ne te ardhmen me votat e hedhura ne kutitë e gabuara, duke gjykuar ashtu si dhe OSBE-ODIHR se kuadri ligjor mbi te cilin u numëruan votat qe shpallen fitues Lulzim Bashen ne Tirane ishte i paqarte. Ky sugjerim është pjese e një opinioni prej 21 faqesh qe Komisioni i Venecias ka publikuar ne 28 nëntor për zgjedhjet e 8 majit ne Shqipëri. Ekspertët e komisionit te Venecias, pas problemeve të mëdha që u vunë re me numërimin e votave në Tiranë, propozojnë ndryshime dhe qartësime në procedura, duke kërkuar përcaktim të qartë se si do të veprohet me votat e hedhura në kutinë e gabuar, e po ashtu edhe pasqyrimi i tyre në tabelat e rezultateve. Sipas eksperteve te Komisionit te Venecias ne rastin e zgjedhjeve për kreun e Bashkise se Tiranes me diferencën e ngushte te votave, çdo detaj kthehet potencialisht vendimtar dhe detyra e administratës zgjedhore, që të veprojë në mënyrë të paanshme, është jetike. Komisioni i Venecias sheh si sfidën kryesore te zgjedhjeve ne Shqipëri depolitizimin e Komisioneve Zgjedhore te te gjitha niveleve duke kërkuar braktisjen e skemës aktuale të bazuar në ekuilibrin mes dy partive kryesore. Për sa i përket KQZ-se, e cila ishte një prej institucioneve me te kritikuara ne zgjedhjet lokale, Komisioni i Venecias nuk jep ndonjë formule te gatshme për kompozimin, por sugjeron se paanësia e anëtarëve të tij në ushtrimin e funksioneve të tyre, është e një rëndësie themelore dhe një kusht i domosdoshëm për zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Sipas ekspertëve, ka disa variante për të reduktuar polarizimin, që nga rritja e numrit të institucioneve që emërojnë anëtarë, duke ftuar institucione të ndryshme publike që të emërojnë përfaqësuesit e tyre, mes të cilëve një anëtar i sistemit gjyqësor ose anëtarë të pavarur të shoqërisë civile. Një gjë e tillë, sipas tyre, mund të rriste efikasitetin e administratës zgjedhore dhe të kontribuonte në arritjen e konsensusit. Komisioni i Venecias u vu ne lëvizje pak jave pas zgjedhjeve lokale, kur Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Thorbjorn Jagland, kërkoi opinionin e eksperteve për problemet e 8 majit dhe veçanërisht për numërimin e votave ne kutitë e gabuara.

The Venice Commission suggests amending the electoral code to clearly define how to proceed in the future to cast ballots in the wrong boxes, judging as well as the OSCE-ODIHR legal framework on which the votes were counted that Lulzim winners Basha in Tirana was unclear. This suggestion is part of a 21-page opinion by the Venice Commission has published on November 28 for the May 8 elections in Albania. Experts of the Venice Commission, after the major problems observed with the vote count in Tirana, propose changes and clarifications to the proceedings, seeking a clear definition of how to proceed with the votes cast in the wrong box, as Their reflection in the results table. According to experts of the Venice Commission in the case o...