Serbet heqin barrikadën në Jagnjenicë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Duket se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel për menaxhimin e kufijve po jep efektet e para edhe tek serbët e veriut të Kosovës. Ata kanë hequr një barrikadë pranë fshatit Jagnjenicë në Zubin Potok. Ky veprim erdhi pas një marrëveshje të serbëve me KFOR-in sot në mëngjes, ku sipas saj, forcat paqeruajtëse do të ngrenë një pikë kontrolli dhe bashkë me policinë e Kosovës do të kontrollojnë trafikun në atë rrugë. Sipas përfaqësuesit vendor serb të Zubin Potokut, Slavisa Ristiç, komunikimi me KFOR-in është intensifikuar ditët e fundit në përpjekje për ta bërë aksin Zubin Potok-Zveçan të kalueshëm për automjetet. "Ne ramë dakord që rruga Zubin Potok-Zveçan të bëhet e kalueshme. Pasi të ndodhë kjo, KFOR do të ngrejë një pikë kontrolli, që ishte një kusht i tyre. Kushti ynë ishte që policia lokale e Zubin Potokut të kontrollojë trafikun së bashku me trupat e KFOR-it dhe kjo u pranua", deklaroi Ristiç pas marrëveshjes. Gjithsesi, sipas tij, heqja e barrikadës dhe lirimi i rrugës nuk do të thotë se serbët e veriut do të tërhiqen nga të gjitha barrikadat. Ristiç shtoi se një pjesë e një barrikade të dytë në Jagnjenicë dhe një e tretë nuk do të hiqen.

It appears that the agreement between Pristina and Belgrade to Brussels to manage the effects of borders is giving money to the Serbs of northern Kosovo. They have removed a barricade near the village of Zubin Potok Jagnjenicë. The move came after an agreement of the Serbs with KFOR morning, which according to its peacekeeping forces will set up a checkpoint and with Kosovo police would control traffic on that road. According to the Serbian government representatives of Zubin Potok, Slavisa Ristic, communication with KFOR has intensified in recent days to try to make the axis Zubin Potok, Zvecan passable for vehicles. "We agreed that Zubin Potok, Zvecan road becomes passable. Once that happens, KFOR will mount a checkpoint, which was a condition of them. Our condition was that the local police to control traffic Zubin Potok together with KFOR troops and this was accepted, "Ristic said after the deal. However, according to him, the removal of the barrier and the release of the road does not mean that the northern Serbs would withdraw from all the barricades. Ristic added that a portion of a second barricade, and a third Jagnjenicë will not be removed.

Free Traffic Exchange