E mbijetuara e vetme e familjes Spahiu, duket se e ka kaluar rrezikun për jetën. Edhe pse nuk di çfarë ka ndodhur me dy prindërit e saj dhe motrën me te madhe, Dea 2-vjeçare vazhdimisht qan. Krahas dhimbjeve te shkaktuara nga zjarri, ajo kërkon me insistim prindërit dhe veçanërisht nënën e saj. Përveç problemeve qe ka shkaktuar zjarri dhe tymi për organizmin e te miturës, 2-vjeçarja ka edhe djegie ne trup, ne fytyre, duar dhe këmbë. Megjithatë, mjeket e shërbimit te reanimacionit tregojnë për "Vizion Plus" se shëndeti i Dea Spahiut është përmirësuar. Plagët dhe djegiet po mbahen nen kontroll për te shmangur çdo infeksion te mundshëm. Pas tragjedisë, ku zjarri i morri jetën familjes se saj, Deas 2-vjeçare i kane mbetur vetëm gjyshërit me te cilët do te jetoje tashme dhe te afërmit e tjerë. Ajo u gjet gati e asfiksuar poshtë trupit te te atit, i cili e kishte mbuluar qe vogëlushja tu shpëtonte flakëve. Ne pallatin ku ndodhi tragjedia, ne rrugën "Hoxha Tahsim", ende janë gjurmët e zjarrit. Fqinjët nuk pranojnë te flasin para kamerës, por tregojnë se janë ende te tronditur. Disa prej tyre ne hyrje te pallatit na thane se gjithë natën e kishin kaluar jashtë, ne përpjekje për te shpëtuar familjen Spahiu, e cila jetonte me qira ne katin e trete. Ata nuk hezitojnë te fajësojnë shërbimin e zjarrfikësve jo për mungesën e gatishmërisë por atë te pajisjeve te duhura qe sipas tyre ne një shtet tjetër tragjedia nuk do te kishte këto përmasa. Ndërkohë, nga shërbimi zjarrfikës nuk ka asnjë reagim ne lidhje me këtë ngjarje, ndërsa Policia e Tiranes pas hetimeve te kryera, ka arritur ne përfundimin se zjarri u shkaktua nga gazi. Sipas hetimeve bombola qe ndodhej ne ambientet e kuzhinës ka pasur rrjedhje dhe si pasoje e ndonjë shkëndije elektrike apo ndezje te dritës ka ndodhur shpërthimi. Zjarri ka djegur gjithë banesën, ndërsa u ka marre jetën bashkëshortëve Florinda dhe Mehmet Spahiu dhe vajzës 4 vjeçare jona. Ndërsa Dea 2 vjeçare u dërgua ne gjendje te rende ne spitalin e pediatrisë.
The family's sole survivor Spahiu, seems to have passed the risk to life. Even though I do not know what happened to her parents and sister with the big, 2-year Dea crying constantly. Besides the pain caused by fire, she earnestly asks parents and especially her mother. Apart from the problems that caused the fire and smoke to the body of statutory rape, 2-year-old has burns on his body, face, hands and feet. However, the reanimation service doctors show "Vision Plus" Spahiu Dea's health has improved. Wounds and burns are kept under control to avoid any possible infection. After the tragedy, where the fire took the life of her family, Deas 2-year-old has only the grandparents who already live and other relatives. It was found nearly asphyxiated body down to his father, who had covered that girl to escape the flames. In the house where the tragedy occurred, in the way "Hoxha Tahsim" are still traces of fire. Neighbors refuse to talk on camera, but show that they are still shoc...