Debate në homazhet e Leka Zogut - Vizion Plus - News - Lajmepg

2015-11-21 4

Debatet e shumëpërfolura mes kryetares se kuvendit Jozefina Topalli dhe kreut te bashkise Lulezim Basha shfaqen hapur ne ceremoninë mortore te pretendentit për fronin mbretëror Leka Zogu i Pare. Përplasjet mes tyre kane ndodhur larg kamerave, ne hollin e parlamentit gjate homazheve te zhvilluara për Leka Zogun e Pare.
Nga njerëzit e pranishëm mësohet se kryetarja e kuvendit ka shfaqur momente acarimi pasi mesoi se protokolli i shtetit kish caktuar kryebashkiakun Lulezim Basha te mbante nga parlamenti fjalën e rastit, institucioni i ofruar nga zonja Topalli për kryerjen e homazheve. Kur kortezhi nisej drejt varrezave te Sharrës kamera e "Vizion Plus" ka fiksuar disa momente pas debatit Topalli- Basha, ku ky i fundit këshillohet me ministrat e caktuar nga protokolli për organizimin e ceremonisë shtetërore për Leka Zogun e Pare. Me herët përplasjet politike janë reflektuar edhe ne qëndrimin mes kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te shtetit Bamir Topi. Rastësia ka bere qe Berisha dhe Topi te shkëmbehen gjate homazheve ne shkallet e parlamentit ku te dy i janë shmangur takimit. Vetëm pas disa minutash ata i janë nënshtruar rregullave zyrtare ku kane shtrënguar duart formalisht. Për gati dy ore te afërm te familjes mbretërore, legalistë, përfaqësues te politikes, qeverise, shtetit shqiptar, presidentja e Kosovës, te ardhur nga trojet, përfaqësues nga principata te ndryshme kane bere homazhe për pretendentin e fronit mbretëror Leka Zogu i Pare. Para arkivolit te mbuluar nga flamuri kuq e zi dhe mbi te kapelia e veshjes mbretërore, kane mbajtur fjalën katër klerikë te feve ne Shqipëri dhe kryebashkiaku Lulezim Basha. Nga varrezat e Sharres, trashëgimtari i vetëm i fronit princi Leka i Pare i ka dhënë lamtumiren babait te tij i cili do te prehet pranë mbretëreshës Geraldine dhe bashkëshortes Suzane. Për nder te pretendentit për fronin mbretëror, 3 dhjetori është shpallur dite zie. Edhe ne respektimin e zisë pati te papritura ku institucione si Ministria e Brendshme nuk kishin ulur flamurin ne gjysme shtize.

Debates between the commonly employed Speaker Josefina Topalli and head of the municipality Lulzim Basha at the ceremony remains open displaying contender for the throne of Leka Zog the First. Clashes have occurred between their cameras away, in the lobby of Parliament developed during the homage to Leka Zog the First.
Taught by people attending the Speaker of the Assembly has shown moments of irritation after the state learned that the protocol had Lulzim Basha mayor appointed by parliament to keep the word of the case, the institution provided by Ms. Topalli to perform homage. When the processional to the cemetery of Sharra leaving the camera "Vision Plus" has fixed a few moments after the debate Topalli-Basha, where the latter advised the ministers appointed by the protocol for the organization's state ceremony to Leka Zog the First. Policy clashes earlier are also reflected in the attitude between Prime Minister Sali Berisha and the head ...