Fermat e Xares, histori suksesi - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Dhimo Kote me profesion agronom, është pronar i fermës bujqësore ne komunën e Xares, me e madhja ne jug te vendit. Prej 16 vitesh ai drejton sipërmarrjen kryesore te furnizimit te tregut vendas te frutikulturës. Pas disa vitesh pune si emigrant ne shtetin grek, zoti Kote e kuptoi se vendlindja fshihte mundësi te pashfrytëzuara ekonomike. Komuna e Xares banohet nga rreth 8 mije banore. Nder to, 180 familje kane ngritur dhe jetojnë me ferma bujqësore. Muaji dhjetor është kulmi i prodhimtarisë se mandarinave. Ato shpërndahen jo vetëm ne Shqipëri, por edhe jashtë, duke konkurruar tregjet fqinje për shkak te cilësisë. Fale një projekti te USAID, fermerët orientohen çdo dite me luhatjet e çmimeve. Tregtaret e medhenj qe furnizohen ne parcelat e Xares e blejnë mandarinën për 45 deri ne 50 leke kilogramin, ndërsa ne makete dhe tregun e pakicës çmimi shkon deri ne 100 leke. Ky është një fitim i konsiderueshëm për pronaret e fermave, te cilët kane ndërtuar një sistem te zhvilluar për rritjen e bimës se mandarinës. Veç punimit te tokës dhe spërkatjeve sezonale, për çdo rrënje peme është shpërndare një sistem modern qe siguron ujitje te vazhdueshme. Dhimo Kote, qe e ndan kohen mes punëve ne ferme dhe drejtimit te njësive vendore prej 4 mandatesh, thotë se synojnë disa fusha investimesh. Ferma e Xares është shembulli dhe destinacioni i suksesit, qe ka tërhequr vëmendjen e gjithë zyrtareve te larte shtetërore. Kryekomunari pohon se ka gjetur gjithmonë përkrahje, nisur nga kontrata e pare 100 vjeçare për token e marre me qira nga shteti. Ky rajon, qe shtrihet mes liqenit te Butrintit dhe Konispolit ne anën tjetër, është kthyer gjithashtu ne stacionin e preferuar për migracionin vendas. Mbi 400 banore nga Shqipëria e Mesme punojnë e jetojnë prej një dekade ne fermat e Xares, duke menduar zhvendosjen përfundimtare aty.

Free Traffic Exchange