Për here te pare tifozët kuqezi, te ashtuquajturit "lojtari i 12" për kombëtaren e futbollit nga tribunat, me mbështetjen e jashtëzakonshme te tyre, do te zbresin ne fushe ketë radhe vërtete ne rolin e futbollisteve. Një ndeshje bamirësie përballe gazetareve jo për ti zëne vendin lojtareve te kombëtares por nen moton koha për qytetare aktive për te ndihmuar me te ardhurat nga biletat dhe reklamat shtëpinë e fëmijës "Zyber Hallulli". Ndërkohe tifozët kuqezi janë treguar diplomate ne pyetjen se deri kur do te vazhdoje bojkoti i nisur 2 takime me pare ndaj ndeshjeve te kombëtares shqiptare. Takimi i bamirësisë mes tifozëve kuqezi dhe gazetareve shqiptare do te zhvillohet ne datën 9 dhjetor ne orën 14 ne stadiumin "Qemal Stafa"