KE, alarm për mbetje te rrezikshme ne Shqipëri - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

Komisioni Evropian konfirmon frikën e ambientalistëve shqiptarë se bashkë me mbetjet që lejohen të importohen në Shqipëri do të hyjnë edhe mbetje të ndaluara. Zëdhënësi i Komisionit Evropian për Mjedisin, Joe Hennon, në një intervistë për "Deutsche Welle", duke iu referuar ligjit për menaxhimin e integruar të mbetjeve, miratuar pak kohë më parë në parlamentin shqiptar, thotë se nëse kontrollet dhe inspektimet nuk bëhen në mënyrën e duhur, ekziston mundësia që në Shqipëri të hyjnë ngarkesa të paligjshme. "Kontrollet dhe inspektimet duhet të bëhen në mënyrën e duhur. Nëse kjo nuk ndodh, ekziston mundësia që në Shqipëri të hyjnë ngarkesa të paligjshme", deklaron Hennon. Sipas tij, vetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë probleme me inspektimin e ngarkesave me mbetje. Inspektimet në porte, rrugë dhe kompani kanë treguar se 20% e mbetjeve që gjenden në Bashkimin Evropian nuk janë në përputhje me ligjin e Bashkimit Evropian për mbetjet. Ligji për menaxhimin e integruar të mbetjeve ka qenë në qendër të debateve që nga momenti i propozimit të tij, deri tek miratimi në parlament vetëm me votat e mazhorancës për dy herë me radhë, pasi herën e parë ligji u kthye nga Presidenti Bamir Topi. Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian në përgjithësi i trajtojnë mbetjet e tyre brenda territorit, por një pjesë janë të detyruar të eksportojnë pjesën më të madhe të tyre. Sipas statistikave të vitit 2009, eksportuesit më të mëdhenj të mbetjeve të rrezikshme janë Holanda, Italia, Franca dhe Belgjika, ndërkohë që sipas Hennon, nuk ka statistika për ngarkesat me mbetje të parrezikshme.

European Commission confirms the fears of environmentalists that the Albanians with residues that are allowed to be imported into Albania will enter the waste is prohibited. European Commission spokesman on Environment, Joe Hennon, in an interview for "Deutsche Welle", referring to the law for integrated waste management, adopted recently in the Albanian parliament, says that if the checks and inspections are not made in the manner right, it is possible to enter Albania illegal loads. "Checks and inspections should be made properly. If not, it is possible to enter Albania illegal shipments, "said Hennon. According to his own European Union member countries have problems with the inspection of cargo residues. Inspections at ports, roads and companies have shown that 20% of the residues found in the European Union are not compatible with European Union law on waste. Law on waste management has been integrated into the center of controversy since the moment of his proposal, to approval in parliament with the votes of the majority only twice in a row, after the first bill was returned by President Bamir Topi. EU member states generally treat their waste within the territory, but some are forced to export most of them. According to statistics of 2009, the biggest exporters of hazardous waste are the Netherlands, Italy, France and Belgium, while according to Hennon, there are no statisti...

Free Traffic Exchange