Vlorë, grabiten pensionet e 380 te moshuarve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

Rreth 380 pensionisteve vlonjate u është vjedhur pensioni nga muaji maj deri ne shtator te këtij viti, nga zyrtaret e postes ne qytetin bregdetar. Skandali me pensionet është zbuluar pas një hetimi dymujor, pas te cilit janë vene ne pranga tre punonjës te postes. Yllka Gjondeda, 55 vjeçe, karteliste e zyrës postare "Vlora 1", sipas policisë, ka falsifikuar dokumentet dhe firmat e 375 pensionisteve duke përfituar shumën e 7 milion lekeve. Kolege te saj thonë se nuk janë ne dijeni te këtyre abuzimeve madje sipas tyre, Gjondeda është me leje. Edhe dy punonjës te postes ne Sevaster dhe Vllahinë te Vlorës janë arrestuar për përfitim pensionesh te te vdekurve si dhe invalidëve. Bernard Axhiaj, 24 vjeç, ka firmosur për muaj te tere dokumentet e një te vdekure ne Sevaster, duke përfituar shumën e 160 mije lekeve. Edhe Osman Sulaj, 42 vjeç, zyrtar i postes ne Vllahinë ka përvetësuar shumën e 72 mije lekeve, duke falsifikuar firmën e një shtetasi dhe duke grabitur pensionin e paaftësisë se dy fëmijëve te tij. Lajmi për abuzimet me pensionet ka alarmuar dhjetëra pensioniste qe nuk kishin mundur ta tërhiqnin ne kohe pensionin. Tre zyrtaret akuzohen për vjedhje me ane te shpërdorimit te detyrës dhe falsifikim te dokumenteve zyrtare.

About 380 pensioners pension Vlora was stolen from May until September of this year, officials from the post in the coastal city. Pensions scandal was uncovered after a two-month investigation, after which they were put in irons three employees of the post. Yllka Gjondeda, 55 years old, post office karteliste "Vlora 1", according to police, forged documents and signatures of 375 pensioners benefiting 7 million the amount of money. Her colleagues say they are not aware of these abuses even by them, Gjondeda is on leave. Two employees of mail in the Vlora Vllahinë Sevaster and are arrested for the death pension benefit and invalids. Axhiaj Bernard, 24, has signed on for months documents the dead Sevaster, benefiting 160 thousand sum of money. Even Sulaj Osman, 42, an official post in Vllahinë has appropriated the sum of 72 thousand lek, having forged the signature of a national pension and disability ripped two of his children. The news has alarmed pension abuses tens of pensioners who had not time to draw pension. Three officers charged with theft through abuse of office and forgery of official documents.