Rama: PS jo parti filogreke - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Jehona e vizitës se kryetarit te Partisë Socialiste Edi Rama, ka vijuar ne Kosove dhe pas largimit, kur disa nga pikëpyetjet e ngritura ne vendin fqinj për një pjese të qëndrimeve të kryesocialistit, janë shtjelluar nga vete ai, në një interviste të dhënë për te përditshmen kosovare "Zëri". Edi Rama ka hedhur poshtë paragjykimet për një parti të ashtuquajtur fikogreke,që punon kundër interesave të shqiptareve. "Ka një shembull konkret edhe për këtë, që është shembulli i sjelljes diametralisht te ndryshme ndaj atyre që i bien gjoksit si shqiptarë të mëdhenj, që janë në qeveri dhe që me një firmë i falën Greqisë 300 km katrorë det Shqipërie, dhe ndaj nesh që e ngritëm këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese dhe kërkuam anulimin e kësaj marrëveshjeje si një marrëveshje kundër interesave kombëtare," është shprehur Rama. Për te përforcuar të kundërtën e perceptimit te kosovareve për PS, Rama ka sqaruar dhe pozicionin ne lidhje me rrugën e kombit. "Unë nuk i vë faj absolutisht opinionit këtu që është viktimë e një strategjie djallëzore e manipulimit te orkestruar nga Saliu në Tiranë, me qëllim njollosjen e opozitës shqiptare dhe të personit tim i vënë përpara akuzës së rëndë për korrupsion me Rrugën e Kombit. Ne asnjëherë nuk kemi qenë kundër Rrugës së Kombit. Unë e hedh poshtë me neveri këtu në Prishtinë këtë akuzë të ulët, ashtu sikundër e nënvizoj se nuk ka qenë absolutisht nevoja që kjo rrugë strategjike për kombin tonë të kthehej edhe në një autostradë të korrupsionit ku të devijoheshin qindra miliona euro nga paratë e taksapaguesve shqiptarë që pa dallim: socialiste, demokrate, apo pa parti, kanë kontribuar për ndërtimin e saj," nënvizoi me tej Rama. Lideri socialist ka shtjelluar me tej dhe arsyen pse zgjodhi Prishtinën ndër vendet që do te promovonte librin e tij "Kurban". Ai ka folur edhe për rëndësinë politike që Kosova zë në axhenden e PS, duke e parë atë si të rëndësishme për të çuar sipas tij përpara proceset integruese.

The repercussions of the visit of the President of the Socialist Party, Edi Rama, has continued in Kosovo, and after leaving, when some of the questions raised in the neighboring country for a portion of kryesocialistit attitudes, are discussed by him, in an interview for the daily Kosovo's "voice". Edi Rama has rejected prejudice to a party called fikogreke, which works against the interests of the Albanians. "There is a concrete example for this, the example of behavior that is diametrically different to those who come into large breasts as Albanians, who are in government and with a firm of 300 km square Greece prayed offshore Albania, and to us that The raised this issue and asked the Constitutional Court annulment of this agreement as an agreement against national interest, "said Rama. To the contrary reinforce the perception of the Kosovars to PS, Rama and clarify the position regarding the way the nation. "I absolutely do not blame the public here who is the victim of a diabolical strategy of manipulation orches...