Propozimi për dialog shtese është i papranueshëm për Kosovën". Kështu është shprehur kryeministri kosovar Hashim Thaçi, duke iu referuar letrës qe kreu i diplomacisë suedeze, Karl Bildt, i ka dërguar përfaqësueses se BE-se për politike te jashtme dhe siguri, Catherine Ashtin dhe komisionerit për zgjerim Stefan Fule. Ne këtë letër, Bildt thekson se sot veriu i Kosovës është me i ndare se çka qene ndonjëherë me pare, ndaj dhe BE-ja tani ndodhet përballë një sfide te vështirë: te këmbëngule ne refuzimin e ndarjes se Kosovës, apo te jete me realiste rreth zgjidhjes për veriun. Kryeministri Thaçi e ka quajtur propozimin e ministrit te jashtëm suedez si një ide krejt te papranueshme dhe te vonuar. Sa i përket kërkesës për dy tryeza bisedimesh për veriun, Thaçi u përgjigj se tashme Kosova është një shtet i konsoliduar dhe se vete Suedia ka qene pjese e negociatave për statusin e saj politik, duke e njohur shtetin e ri te rajonit. I te njëjtit mendim ka qene sot edhe ambasadori francez ne Prishtine, Jean Francois Fitou, sipas se cilit, Prishtina dhe Beogradi zyrtar duhet te ulen ne bisedime për te gjetur një zgjidhje për veriun. Madje sipas tij, e vetmja mundësi për daljen nga kriza është vënia ne jete e planit Ahtisari. Diplomati francez nuk ka ngurruar te kritikoje edhe qeverinë e Serbisë, se cilës i kërkon angazhim me te madh ne bisedimet me Kosovën, nëse dëshiron qe ne dhjetor te marre statusin e kandidatit. Ndërkaq, mediat serbe kane beret e ditur se te mërkurën do te rinise ne Bruksel raundi i 8-te i bisedimeve Prishtine-Beograd. Ne fokus te këtyre bisedimeve pritet te jete bashkëpunimi rajonal, pjesëmarrja e Kosovës ne forumet rajonale si dhe zbatimi i marrëveshjeve te arritura deri me tani mes palëve. Mediat vendase theksojnë se ky raund do te jete shume i rëndësishëm për Serbinë, pasi me 9 dhjetor Këshilli i Evropës do te vendose nëse do ti japë apo jo statusin e vendit kandidat.
The proposal for additional dialogue is unacceptable for Kosovo ". So is Kosovo Prime Minister Hashim Thaci said, referring to the letter that the head of Swedish FM Carl Bildt, has sent the EU representative for foreign and security policy, Catherine bone and Enlargement Commissioner Stefan Fule. In this paper, Bildt states that northern Kosovo today is more divided than it has been ever before, therefore the EU now faces a difficult challenge: to insist on rejecting the partition of Kosovo, or to be more realistic about settlement to the north. Prime Minister Thaci called the proposal of the Swedish foreign minister as an idea totally unacceptable and delayed. Regarding the request for two round of talks for the north, Thaci said that Kosovo is a state already consolidated itself and that Sweden has been part of negotiations for its political status, recognizing the new state of the region. I was thinking the same day the French Ambassador in Pristina, Jean Francois Fitou, according to which, Pristina and Belgrade should sit in talks to find a solution for the n...