"Biznesmenët e huaj nuk gjejnë në Shqipëri një ambient miqësor për te investuar." Këtë deklarate e ka bre gjate një forumi biznesi, ambasadori hungarez ne vendin tone, Janos Huszar. Nga ana tjetër, ai nuk ka lënë pa dhënë edhe disa këshilla për zhvillimin e ekonomisë shqiptare. "Ambienti për investime në Shqipëri nuk është miqësor. Ne hasim probleme në praktike me procedurat e investimeve. Nëse rrethanat do të ishin si në vendet më të zhvilluara, siç janë Franca, Gjermania, Austria, atëherë dhe situata do të ishte ndryshe. Pra, më e sigurt për investitorët. Shqipëria është një vend që ka një kapital të vogël, por duke e përqendruar atë kapital në degë të rëndësishme mund të krijojë biznese të cilat do të sigurojnë të ardhura të mira," u shpreh Janos Huszar. Ndërkohë që organizatori i këtij takimi, kryetari Dhomës së Tregtisë në Shqipëri, Nikolin Jaka, theksoi se marrëdhëniet ekonomike me shtetin e Hungarisë po bien. Një element tjetër që Jaka vuri në dukje, ishte edhe mungesa e investitorëve strategjikë në vendin tonë.
"Foreign businessmen in Albania do not find a friendly environment to invest." This statement has bre during a business forum, the Hungarian ambassador in our country, Janos Huszar. On the other hand, it does not leave without giving some tips for developing the economy. "The environment for investment in Albania is not friendly. We encounter practical problems in investment procedures. If circumstances would be as in more developed countries such as France, Germany, Austria, and then the situation would be different. So safer for investors. Albania is a country that has a small capital, but it focused on important branches capital can create businesses that will provide a good income, "said Janos Huszar. While the organizer of this meeting, President Chamber of Commerce in Albania, Nikolin Jaka, stressed that economic relations with the state of Hungary are falling. Another element that Jaka noted was the lack of strategic investors in our country.