Nis komisioni për reformën zgjedhore - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Ne 30 nëntor nis puna për ndryshimet ne Kodin zgjedhor. Hapi i pare do te jete përcaktimi i eksperteve jo politike qe do te merren me tej me axhenden e punës se komisionit te posaçme parlamentar për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari socialist i këtij komisioni , Damian Gjinkuri deklaron socialistet kane gati një pakete propozimesh mbi pika si sistemi elektoral apo rikompozimi i KQZ-se. Demokratet edhe pse pjese e komisionit, në ndryshim nga socialistet, vazhdojnë të jenë të rezervuar për të shprehur qendrimin e tyre, veçanërisht lidhur me ndryshimin e sistemit te kërkuar dhe nga partitë e vogla. Dhe pse jo zyrtarisht mësohet se PD nuk është dakot ndryshime ne këtë pike , deputeti demokrat Tritan Shehi , jep variantet për të cilat mund të diskutohet. Të henën partitë e vogla parlamentare e jo parlamentare , kërkuan rishikimin e sistemit aktual ne proporcional kombëtar dhe uljen e pragut elektoral. Dhe pse PS është angazhuar për një reforme gjithëpërfshirëse, ne pikëpyetje mbetet të paktën zyrtarisht, qëndrimi i demokrateve.

In November 30 we set to work to change the electoral code. The first step will be to determine the non-political experts to be taken further with the work agenda of the special parliamentary committee on electoral reform. Co-socialist of the commission, says Damian Gjinkuri socialists have ready a package of proposals on topics such as electoral system or composition of the CEC. Democrats even though part of the commission, unlike the socialists, continue to be reserved to express their attitude, especially regarding the change of system required and the smaller parties. And although not officially taught that DP is not Daco changes in this point, Tritan Shehi Democrat MP, gives the options to which can be discussed. On Monday smaller parties and non-parliamentary Assembly, sought review of the current system and reduce the national proportional electoral threshold. And why SP is committed to a comprehensive reform, the question remains at least formally, the attitude of Democrats.