Gjykata Kushtetuese ishte e kënaqur me fondet e dhëna nga qeveria për vitin 2012, por kërkoi edhe 10 milion leke shtese për organizimin e festimeve për 20 vjetorin e krijimit te institucionit te pavarur. Por dakordësia me qeverinë i ka habitur socialistet ne komisionin e ligjeve. Deputeti Pandeli Majko ironizoi këto raporte, duke kritikuar gjykatën kushtetuese për mosgjykimin e shkeljeve te Ministrisë se Financave, lidhur me borxhin e pashlyer nga qeveria për bizneset. Gjate diskutimit te buxhetit, opozita propozoi hapjen e diskutimit për një reforme territoriale, qe parashikon shkrirjen dhe bashkimin e shume njësive vendore për shkak te numrit te vogël te banoreve. Por zv/ministri i Brendshëm Poni tha se ky duhet te jete një proces i kujdesshëm. Gjate diskutimit te projektbuxhetit për njësite vendore, socialisti Bashkim Fino tha se fondet nuk ndahen drejt, duke cenuar njësitë vendore te drejtuara nga opozita. Ndërkohë, vetëm me votat vetëm te mazhorances ka kaluar ne komisionin e sigurisë buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes. Për opozitën buxheti i kësaj ministrie, qe zë vetëm 1.43% te Prodhimit te Brendshëm Bruto është i pamjaftueshëm për reformimin e ushtrisë shqiptare. Por megjithatë, vete ministri Imami ka deklaruar se fondet janë te mjaftueshme për objektivat për vitin 2012. Opozita lajmëroi votën kundër, edhe për ndarjen e fondeve për pjesën e pushtetit lokal.