Të tjerë libra te rinj në treg - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 1

Libri i tij fitoi çmimin prestigjioz "Femina" ne vitin 2010, e tashme prej gati një viti ai është përkthyer ne mbi 20 vende te ndryshme te botes. Patrik Lapejer dhe romani i tij "Jeta është e shkurtër dhe Dëshira Pa Kufij" është shqipëruar mes botimeve te reja nga Blerat Hyska. Përkthyesja, e cila e ka njohur nga afër shkrimtarin i cili sot konsiderohet një nder me te mirët e letërsisë bashkëkohore franceze, tregon pse historia e dashurisë, ne kendveshtrimin e nje burri, e ktheu romanin e Lapejer ne sukses.
Ne intervistën qe Hyska i ka bere autorit, ai madje rrëfen kureshtjen qe ka mbi lexuesin shqiptar dhe mënyrën sesi ai do te pres romanin e tij. Ky rrëfim nis me Toptanet por perfshin 14 familjet qe i dhanë imazhin kryeqytetit te shqiptareve, Tiranes. Botimi nen titull "100 Familje ne Tirane", është vetëm vëllimi i pari i cili do te pasohet me te tjera botime mbi historitë personale, albumet me fotografi apo dokumentet qe vete familjet tiranisë ia kane ofruar autorit Zenel Anxhaku. Por çfarë e shtyn një përmetar si ai, te shkruaje për tiranasit?! Sipas Anxhakut, kjo nisme ka per qellim dokumentimin e traditës dhe historisë.E kuqja e saj e demave do te përfaqësoje letërsinë shqipe ne çmimin Ballkanika, por ne pritje te kësaj, Mira Meksi ka publikuar një botim te ri. "Leximi i Ndaluar dhe Shkrimet e Fshehura" jane përzgjedhje e sprovave qe autorja ka botuar rregullisht ne te përditshmet shqiptare nga viti 2008 e deri sot. Po mes autoreve vendas, rikthehet Valter File me "Kryqe te bëra me tul buke". Botimi i cili lëvron letërsinë artistike, i vendos ngjarjet ne aktualitetin vendas. Mes përkthimeve, nga autori i romanit te njohur "Kur qau Niçja", Irvin Jellom vjen "Kura e Shopenhauerit". I publikuar për here te pare ne vitin 2005, romani gersheton filozofinë me trillin. Finlandezja Sofi Oksanen, e cila konsiderohet nga shtypi vendas si emri me i mire i letërsisë bashkëkohore, është sjelle gjithashtu mes te rinjve. "Spastrimi", fitues i dy çmimeve kombëtare, vendos përballe historinë e dy grave. Një tjetër emër i letërsisë kanadeze është shqipëruar këto dite me romanin "Versioni i Barnit". Botimi mban firmën e autorit Mordecai Richler, gazetar, eseist dhe fitues i çmimit Booker Prize ne 1989. Ne zhanrin thriller, është përkthyer mes te rinjve edhe "Trashëgimia e Stonhenxhit" nga Sem Krister.

His book won the prestigious "Femina" in 2010, and now nearly a year it has been translated in over 20 countries of the world. Lapejer Patrick and his novel "Life is short and Desire Without Borders" is shqipëruar between new editions of Purchasing Hyska. Translator, which has been recognized by the writer near which today is considered one among the best of contemporary French literature, shows why the story of love, in the view of a man, turned Lapejer novel success.
In an interview that the author has made Hyska, he even confesses that there is curiosity about the Albanian reader how he would expect his novel. This story begins with Toptanet but inclu...