Berisha, jo entuziast për Bujar Leskajn - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 4

Kreu i mazhorances e kaloi pa asnjë shenje entuziazmi deklaratën mbi dekretin e dyte te presidentit për kryetar te KLSH, duke vene ne pikëpyetje edhe fatin e kandidatit Bujar Leskaj. I pyetur nga mediat për qëndrimin qe do te mbaje shumica ne parlament, kryeministri Berisha tha se nuk merret me fjale por me vepra: "Po merrem me pune e jo me fjale," u shpreh Berisha. Kryetari i shtetit përzgjodhi ish-deputetin demokrat dhe ish-ministër ne qeverinë Berisha, Bujar Leskaj, për te drejtuar KLSH. Pak dite me pare, mazhoranca rrezoi një tjetër kandidat nga radhët e PD, Sali Shehun, për këtë institucion me argumentin se presidenti nuk ishte konsultuar paraprakisht me shumicën. Palët nuk bene te ditur as këtë here nëse kane biseduar me pare, lidhur me emrin e ish-deputetit dhe ish-ministrit demokrat te Kulturës, Bujar Leskaj. Deklaratat e kryeministrit u bene pas përurimit te nënstacionit "Tirana 2", ne zonën e Kasharit. Ky ishte një investim i qeverise italiane. Impianti do te shërbejë për te shpërndarë tensionin elektrik ne gjithë vendin. Zoti Berisha shprehu ambicien e qeverise për ta shndërruar Shqipërinë ne një fuqi energjetike. Nga Kashari, shefi i qeverise vijoi turin e inaugurimeve ne Porto Romano te Durrësit. E ndërsa premtoi se qeveria qe ai drejton do te beje çdo gjë për një mjedis te pastër, sulmoi serish Aleancën Kundër Importit dhe Përpunimit te Plehrave ne vend. "I them antiglobalistëve se nuk keni të ardhme. Se aleanca juaj e fundit e plehut është e dëshpëruar dhe e pashpresë. Se ju nuk promovoni aspak pavarësisht pozicionit, mjedisin e shëndetshëm. Mos kërkoni vota në plehra se nuk do t`i gjeni," u shpreh Berisha. Shefi i qeverise nuk la jashtë vëmendjes edhe programin e opozitës për taksat, për te cilin tha se shqiptaret nuk do ta pranojnë atë. Por pas deklaratave te kryeministrit, ka reaguar kryetari i PS Edi Rama. Ne faqen sociale "Twitter" ai shkruan: "Te pasurit do shpëtojnë nga gjobat, mjedisi nga plehrat dhe Shqipëria nga kënga e gjelit maje plepit".

Free Traffic Exchange