Mazhoranca dhe opozita kane konkretizuar marrëveshjen e arritur para 3 ditësh duke votuar ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore e cila do te merret me ndryshimet ne Kodin Elektoral. Komisioni i posaçëm parlamentar te përbëhet nga 10 anëtarë, 5 nga mazhoranca e 5 nga opozita. PD dhe PS për here te pare pas dy vjetësh, kane votuar ligjet me shumice te cilësuar pas vendimit te marre tre dite me pare ne konferencën e kryetareve. E vetmja vote kundër ne tërësi, por pro ne parim, ishte e kreut te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, i cili e motivoi votën me nevojën për ngritjen ne parlament te problemit te zgjedhjeve ne qarkun Fier. Ndërkohë, me 75 vota pro dhe 51 kundër, Ardian Fullani ka marre një mandat te dyte ne krye te Bankës se Shqipërisë. Opozita ishte shprehur edhe me pare kundër kësaj kandidature, por ne radhët e saj pati rrjedhje votash nga ana e Ben Blushit dhe Arben Malajt. Deputetet e grupit parlamentar socialist, kane votuar pro dhe për ligjin e bankave dhe atë te produkteve joushqimore, veç abstenimit te Erion Braçes. Ne Kuvend është ngritur shqetësimi i opozitës lidhur me kreditë e këqija, duke lajmëruar një përkeqësim te portofolit bankar. Por ministri i financave Bode e ka konsideruar këtë si një gjyq te parakohshëm. Ndërkohë, deputeti Arben Ahmetaj u shpreh se ligji për bankat është i vonuar dhe me mangësi te shumta. Ne këtë seance është betuar deputeti me i ri i parlamentit, Anduel Xhindi, i biri i deputetit te vrare socialist Fatmir Xhindi. Ai zëvendësoi Ermelinda Meksin, e cila tashme është pjese e bordit mbikëqyrës te Bankës se Shqipërisë.
Majority and the opposition have concrete agreement reached 3 days before being voted the establishment of the electoral reform committee which will deal with changes in the Electoral Code. The special parliamentary committee to consist of 10 members, 5 of 5 by the opposition majority. DP and SP for the first time after two years, laws have been voting by qualified majority after the decision three days ago in the conference chairmen. The only vote against the whole, but pro in principle, was the leader of the Socialist parliamentary group Gramoz Ruchi, who's motivated by the need to vote in the parliament building to the problem of elections in the district of Fier. Meanwhile, with 75 votes in favor and 51 against, Ardian Fullani has taken a second term at the head of Bank of Albania. Opposition was also voiced earlier against the candidacy, but in its ranks had leakage from the vote and Arben Malaj give good arguments. The deputies of the Socialist parliamentary group, have voted in favor and the law of banks and non food products, but abstention to Erion braces. In Parliament the opposition is raising concerns about bad loans, by announcing a deterioration of the banking portfolio. But Bode Finance Minister has considered this as an early trial. Meanwhile, deputy Arben Ahmetaj said that the law on banks is delayed and multiple deficiencies. In this session has been sworn in...