Tragjedia, familja Djala hap dyert e zisë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 5

Te afërmit e gruas shqiptare qe humbi jetën se bashku me dy vajzat pas përmbytjeve ne Genova te Italisë kane hapur dyer e zisë, ne Shenkoll te Lezhës.
Trupat e pajete te gruas, Shpresës dhe fëmijëve, Xhanines dhe Xhoias, përkatësisht nëntë vjeçe dhe 12 muajshe, pritet te mbërrijnë ne Lezhë, ku do t'iu bëhen edhe nderimet e fundit. Tragjedia ne familjen Djala, veç te afërmeve, ka tronditur edhe qindra banore te zonës qe kane njohur nga afër bashkëshortët, Flamurin dhe Shpresën. 29 vjeçarja Shpresa Djala jetonte prej vitesh ne Itali, me te shoqin Flamurin. Mësohet se kohet e fundit ata kishin planifikuar te riktheheshin ne atdhe për te investuar fitimet e tyre. Por planet e tyre u prenë ne mes nga ngjarja tragjike. Tre dite me pare Shpresa me dy fëmijët ishin fshehur ne një tunel për tu shpëtuar shirave te furishëm qe përfshinë Genovan. Por fatkeqësisht ne një moment uji vërshoi edhe brenda tunelit, duke u shkaktuar vdekjen nënës dhe vajzave te mitura.