Myslimanet festojnë Kurban Bajramin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

Besimtaret myslimane kane kremtuar festen e Kurban Bajramit. Festa e sakrificës, durimit dhe varfërisë ka nisur qe orët e para te mëngjesit, me faljen e madhe te namazit, qe edhe këtë vit është zhvilluar te Bulevardi "Dëshmoret e Kombit".
Kreu i komunitetit mysliman u ka uruar te gjithë besimtareve me shume begati e mirëkuptim. Ne fakt Kurban Bajrami është kthyer çdo vit e me shume ne dite ne dite feste për besimtaret. Por dita për besimtaret myslimane nuk mbaron këtu. Pas faljes se namazit ajo vazhdon me flijimin ne emër te zotit. Familjet myslimane ne Shqipëri respektojnë me përpikëri ritet e kësaj feste, një prej te cilave është te berit kurban e një qengji, mishi i te cilit me pas ndahet ne 3 pjese, te cilat ndahen edhe me te afërmit dhe te varfrit. Sipas fesë myslimane, festa e Kurban Bajramit e ka zanafillën mijëra vjet me pare, kur Zoti vuri ne prove Ibrahimin qe pranoi te bënte fli te birin për treguar dashurinë dhe besimin ndaj perëndisë.

Free Traffic Exchange