PD: Topi shkeli kushtetutën - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 3

Pasi ka rrezuar me shumice votash ne kuvend, dy dekretet e presidentit Topi, mazhoranca i bën thirrje kreut te shtetit qe te respektoje kushtetutën dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ne rastet e propozimeve te tij qe kalojnë ne parlament.
Deklarata është bere nga deputetet demokrate te komisionit te ligjeve, te cilët i kane kujtuar presidentit se ne rastin e kandidaturës për kreun e KLSH, shkeli hapur ligjin themeltar te shtetit. Për herë të parë në historinë e parlamentit shqiptar, që nga viti '91, një dekret në kuvendin e Shqipërisë mori vetëm një votë. Ky ishte votimi për kandidatin për kryetar të kontrollit të lartë të shtetit, të dekretuar nga presidenti i republikës. Ky ishte propozimi i presidentit të republikës, në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe jurisprudencën e gjykatës kushtetuese. Deputetet demokrat të komisionit te ligjeve, duke respektuar presidentin e republikës, i kërkojnë atij që, çdo propozim që kërkon miratimin e kuvendit, duhet ta bëjë në përputhje me kushtetutën e vendit dhe vendimet e gjykatës kushtetuese, në mënyrë që të respektohet funksionimi i institucioneve kushtetuese të vendit.Reagimi vjen ne kohen kur marrëdhëniet mes mazhorances se drejtuar nga Berisha dhe presidentit Topi janë acaruar se tepërmi. Shumica ne kuvend rrezoi seancën e te enjtes dekretin e topit per kthimin e ligjit te plehrave si dhe dekretin për Sali Shehun ne krye te KLSH.


Having fallen by majority vote in parliament, two judgments of President Topi, the majority leader urges state to respect the Constitution and Constitutional Court decisions in cases of his proposals to pass in parliament.
The statement was made ??by the committee Democrat MPs laws, who have reminded the president that in the case of a candidacy for head of the SAI, openly violated the fundamental law of the state. For the first time in the history of the Albanian Parliament since '91, a decree in the Assembly of Albania took only one vote. This was voting for a candidate to head the high control of the state, decreed by the president of the republic. This was the proposal of the president of the republic, in open contradiction with the constitution and jurisprudence of the Constitutional Court. Democrat MPs committee of the laws, respecting the republic's president, asking him to, any proposal that requires approval of the assembly, must do so in accordance with the country's constitution and constitutional court decisions, in order to respect the constitutional functioning of the vendit.Reagimi comes at a time when relations between the majority led by Berisha and President Topi have soured considerably. The majority in the parliament session Thursday smashed the ball decree for the return of law and decree fertilizers Sali Shehu at the head of SAI.