Përgatitet karta e studentit - Vizion plus - News - Lajme

2015-11-21 4

Te gjithë studentet e universiteteve te Tiranes do te përfitojnë falas shërbimet qe ofrojnë disa nga institucionet ne kryeqytet.
Karta e Studentit, një projekt i kryebashkiakut Lulzim Basha edhe gjate fushatës elektorale, do te jete ne duart e te rinjve pas disa javësh. Duke publikuar dokumentin e pare qe i përket një studenteje nga Universiteti Bujqësor, kryetari Basha deklaroi se me te çdo student i Tiranes do te hyje falas ne muze, stadium, teatër, do te ketë shërbime falas ne poste si dhe lehtësira ne transport publik, banka dhe institucione te tjera. Pas firmosjes se bashkëpunimit mes Bashkise dhe 5 rektoreve te universiteteve te Tiranes, pritet qe shkollat e larta te dërgojnë listën emërore te rreth 60 mije studenteve te cilët përfitojnë kartën bashkiake. Sipas kryetarit Basha kjo karte është e pafalsifikueshme. Ne te ka elemente sigurie, kod personal për çdo student, ndërsa zhvleftësimi i dokumentit te studentit do te behet automatikisht kur ai përfundon shkollën e larte.

Free Traffic Exchange