Pasi ka komanduar shpërthimin me eksploziv te një pjese te masivit malor ne Sterbleve te Librazhdit, për ndërtimin e një rruge, kryeministri Berisha ka theksuar se ekonomia shqiptare nuk rrezikohet nga kriza ekonomike qe ka përfshirë edhe fqinjët e vendit tone.
Madje gjate turit te inaugurimeve shefi i qeverise premtoi serish rritje pagash e pensionesh. Berisha deklaroi se prioritet i qeverise do te jene rrugët. Duke iu referuar 100 vjetorit te pavarësisë ne vitin 2012, kryeministri tha se shume akse do te jene te rindërtuara, duke u fokusuar kryesisht tek unaza verilindore qe nis ne Valbonë e përfundon ne Librazhd. Për segmentin Librazhd-Sterbleve, 45 km te gjate, janë dhënë 47 milion leke.