Topi: Kundërshtaret e plehrave, aleance qytetare - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 0

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, reagoi pas akuzave te kryeministrit Berisha dhe rrëzimit te dekretit te tij, qe ktheu për shqyrtim ligjin e plehrave.
Kryetari i shtetit tha se kundërshtarët e importit te mbetjeve nga jashtë, janë veçse një aleance qytetare. Për zotin Topi, ligji tashme nuk është me ne duart e politikes, por te vete qytetareve. Një grup intelektualesh lajmëruan mbledhjen e firmave për referendum kundër ligjit. Shefi i qeverise Sali Berisha deklaroi para votimit ne parlament kundër dekretit te presidentit, se kthimi i ligjit te plehrave është sfondi i lëvizjes politike qe synon te shndërrohet ne parti te re nga zoti Topi. Madje, kryeministri e emërtoi këtë subjekt, si "parti e plehut". Presidenti i beri këto deklarata ne përgjigje te interesit te një grupi nxënësish nga Tirana, Kukësi e Vlora. Në këtë takim, pjesëmarrësit shoqëroheshin nga kreu i prezencës se OSBE-së ne Tirane, Eugen Wollfarth, i cili prezantoi projektin "Ndërtimi i një qytetarie aktive".