Meksi: Pse hoqa dore nga politika për Bankën - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 3

E propozuar nga Partia Socialiste për anëtare e Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, deputetja Ermelinda Meksi sqaron në një interviste për "Vizion Plus" sfidën për të hequr dorë nga politika pas 20 vitesh karriere.
Përveç faktit se Znj. Meksi do të jetë pjese e këtij institucioni, me zërin kundër politikave te gabuara monetare, arsyeja më e forte duket se është politike. Si kryetare e komisionit te Integrimit, Meksi pohon se ajo është ofruar për të marrë këtë detyre në një nga institucionet e pavarura, si një hap i parë për zhbllokimin e ngërçit mes PS dhe PD. Znj. Meksi sqaron dhe arsyen pse nuk ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit para konfirmimit nga parlamenti. Ajo thotë se nuk ka shkelur kushtetutën dhe ligjin zgjedhor me këtë veprim. Ermelinda Meksi pohon se do të vazhdoje të japë kontributin e saj në Bankën e Shqipërisë pavarësisht largimit nga politika aktive. Me herët, grupi parlamentar socialist, i mbledhur pak para nisjes së seancës, ka votuar në unanimitet kandidaturën e Ermelinda Meksit. Emri i saj është miratuar me konsensus në komisionin e ekonomisë, e mbledhur para seancës, por vetëm deputeti Andis Harasani votoi kundër, me argumentin se institucionet e pavarura po kthehen ne politike.

The proposed by Socialist Party Member of the Supervisory Board of Bank of Albania, deputy Ermelinda Meksi explains in an interview for "Vision Plus" challenge to abstain from politics after 20 years career.
Besides the fact that Mrs. Meksi will be part of this institution, with the voice against the wrong monetary policy, the strongest reason appears to be political. As chairman of the committee Integration, Meksi claims that it is offering to take this task in one of the independent institutions, as a first step to unlocking the stalemate between the SP and DP. Mrs.. Meksi and explains why there has resigned from the mandate of the deputy before confirmation by parliament. She says she has not violated the constitution and electoral law with the move. Ermelinda Meksi says it will continue to give its contribution to the Bank of Albania despite the departure from active politics. Earlier, the socialist parliamentary group, convened just before the start of the session, voted unanimously Ermelinda Meksi candidacy. Her name was adopted by consensus in the economics committee, gathered before the hearing, but only Harasani Andis MP voted against, arguing that independent institutions are turning to politics.

Free Traffic Exchange