Ligji qe lejon importin e mbeturinave ka mbërritur ne Kuvend pa asnjë ndryshim, edhe pse i kthyer për rishikim nga Presidenti i Republikës. Për shume minuta deputetet ne salle kane debatuar lidhur me këtë ligj. Deputeti socialist Blendi Klosi ka mbrojtur idenë se çështja duhet te kalohet ne referendum.
Ndërsa kryeparlamentarja Topalli rikthen akuzat ndaj ish-kryebashkiakut Rama për ndotjen e Tiranes. Sipas opozitës, mazhoranca po sulmon edhe kreun e shtetit, ndërsa ligji do te sjelle probleme serioze ne ambient. Nga ana tjetër, qeveria mbron qëndrimin se importi do te lejohet vetëm për mbetet e riciklueshme. Ne mbrojtje te ligjit te importit te plehrave ka folur ne sallën e Kuvendit edhe kryeministri Berisha, i cili akuzoi madje kundërshtarët e këtij ligji, te cilët sipas tij po kërkojnë vota mes plehrash. Ndërsa ne një tjetër reagim, nepermjet rrtjetit social "Twitter", kryesocialisti Edi Rama është shprehur se "të thuash dua plehra nga jashtë është tradhtia më e madhe kombëtare në kushtet kur vendi ka 1 milionë ton plehra rrugëve". Punimet ne parlamentin e Shqipërisë pritet te vazhdojnë edhe për disa ore me diskutimet për ligjin e mbetjeve, pasi me shume se 30 deputete kane shënuar emrat për këtë teme. Gjithashtu ne rend te ditës, pritet te jete edhe votimi i dekretit i presidentit, Sali Shehu për drejtimin e Kontrollit te Larte te Shtetit, ne vend te Robert Çekut, te cilit i ka përfunduar mandati. Pavarësisht se pritet te ngjalle debat, mazhoranca ka paralajmëruar votën kundër këtij propozimi te kreut te shtetit. Rendit i ditës ne Kuvend pritet te vazhdojë me votimin e emrave për këshillin mbikëqyrës te bankës se Shqipërisë, ku është përfshirë sot zyrtarisht dhe emri i kandidates socialiste Ermelinda Meksi. Gjithashtu, deputetet socialiste kane kërkuar 2 interpelanca, me ministrin e Jashtëm Edmond Haxhinasto, si dhe me ministrin Bujar Nishani për situatën e krimit ne vend.
The law allows the import of waste that has arrived in the Assembly without any change, even though the back for review by the President of the Republic. For many minutes we halls MPs have debated about this law. Blendi Klosi socialist MP has defended the idea that the issue should be passed in a referendum.
While Parliament Speaker Topalli restores the charges against the former mayor of Tirana pollution. According to the opposition, the majority is attacking the head of state, while the law will lead to serious problems in the environment. On the other hand, the government defends the view that imports will be allowed only remains recyclable. In defense of the law to import fertilizers has spoken in the Assembly Hall of the Prime Minister Berisha, who even accused opponents of the law, who according to him are seeking votes among the garbage. While in another reaction, through social rrtjetit "Twitter", kryesocialisti Edi Rama expressed that "I say trash from outside is the largest national treason while the nation has 1 million tons of trash routes." The works in ...