Shpërngulja e Sherefes pranë Gymyshit, i dha mundësi Dilrubës të ndryshojë të gjithë mobilimin e shtëpisë nga e para. Për këtë situatë reagon dhe Mehmeti me Baharin, por Mehmet Fikriu nuk thotë asgjë për të mbrojtur Dilrubën. Duket qartë që kur Sherefeja të kthehet në vilë, do fillojnë debatet. Gymyshi nis përgatitjet për koleksionin e saj të ri dhe krijon grupin e saj të punës pa pyetur Mehmetin.