Dënohet grabitësi i bankës - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-21 2

18 vite burg ishte vendimi qe dha gjykata e krimeve te renda për kosovarin Musli Mehmeti i akuzuar si një nga autoret e grabitjes me arme ne vitin 2005 te filiali te ish Bankës Amerikane ne Tirane.
Procesi ne Gjykatën e Krimeve te Renda është zhvilluar ne mungese te te pandehurit, pasi ky i fundit ndodhet ne Zvicër ku po kryen një tjetër dënim për grabitje. edhe prokuroria kërkoi te njëjtën mase dënimi për te akuzuarin, ndërkohe qe mbrojta pretendoi për pafajësi .Grabitja spektakolare ndodhi rreth orës 11:20 te 6 gushtit 2005 ne afërsi te stacionit te trenit. Grabitësit kane qene te maskuar dhe te armatosur . Ne fillim ata kane goditur rojën e vetme qe shërbente ne fundjave dhe me pas kane vjedhur një shume te konsiderueshme parash. Për ngjarjen u arrestua edhe Kujtim Vokshi nga Durrësi, i cili u dënua nga gjykata. Ndërsa Musli Mehmeti, është prangosur ne vitin 2006 nga policia sllovene, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar te lëshuar si nga policia shqiptare, ashtu edhe ajo zvicerane.

Free Traffic Exchange